ÐÓMAPµ¼º½

Takimi i Papës me autoritetet hungareze Takimi i Papës me autoritetet hungareze

Budapest. Kisha, familja dhe ambienti në takimin e Papës me autoritetet

Privatisht, në Sallën Romanike të Muzeut të Arteve të Bukura, Papa Françesku u takua me presidentin, kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e Hungarisë, sot paradite, para se të fliste me ipeshkvijtë dhe me përfaqësuesit ekumenikë e, më pas, të shkonte në Sheshin e Heronjve për meshën.

R.SH. - Vatikan

Mbyllja e Kongresit Eukaristik Ndërkombëtar në Budapest është qendra e vizitës së Papës në Hungari. Në të njëjtin Shesh të Heronjve ku kremtohet mesha sot paradite, ndodhet edhe Muzeu i Arteve të Bukura, i cili ka një koleksion ndërkombëtar veprash arti, një peshtaf ku përmbahet gjithë historia e vendit. Në sallat e tij, Papa u takua me autoritetet dhe me përfaqësuesit fetarë të Hungarisë.

         Të parët, që e takuan Papën, shoqëruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin dhe nga Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher, ishin presidenti i Republikës Janos Ader, kryeministri Viktor Orban dhe zëvendëskryeministri Zsolt Semjén. Takimi – deklaron Salla e Shtypit e Vatikanit - u zhvillua sipas programit, në një atmosferë të përzemërt dhe përfundoi në orën 9.25. Ndër temat e ndryshme, roli i Kishës në vend, angazhimi për të mbrojtur ambientin dhe për të promovuar familjen.

12 shtator 2021, 10:50