ÐÓMAPµ¼º½

Papa: ha incontrato i giovani di Scholas Papa: ha incontrato i giovani di Scholas

Papa Françesku në bisedë me të rinjtë e Scholas Occurrentes në Bagdad

Papa Françesku e përfundoi ditën e parë të vizitës së tij në Irak duke takuar disa studentë të Scholas Occurrentes në vend. Tё rinjtё ia besojnë ëndrrat e tyre, e Papa i fton të ushqejnё e mbajnë gjallë shpresën.

R.SH. - Vatikan

Edhe një takim tjetër për PapÑ‘n Françesku në pÑ‘rfundim të ditës së tij të parë në Irak. "Sonte, kur u kthye në Nunciaturën Apostolike në Irak, Papa Françesku priti disa të rinj pjesëmarrÑ‘s në programet e Fondacionit Scholas Ocurrientes në Bagdad". Lajmi, dhënë nga Canale Telegram i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, saktÑ‘son se "të rinjtë ishin nga besimet e ndryshme fetare të pranishëm në Irak dhe ishin të shoqëruar nga koordinatori i Fondacionit Scholas Ocurrientes për Italinë, Mario Del Verme". Gjatë bisedÑ‘s "çdonjÑ‘ri prej tÑ‘ rinjve i tha Papës atë që ëndërron për të ardhmen e tij dhe Ati i Shenjtë i ftoi tÑ‘ rinjtÑ‘ të shpresojnë dhe t’i kërkojnë yjet që mund t'i udhëheqin në udhÑ‘n e tyre ". Takimi përfundoi pak pas orës 18.30 me orën lokale.

Numrat e Scholas Occurrentes

Scholas Occurrentes është një organizatë ndërkombëtare me tÑ‘ Drejtën Papnore, krijuar nga Papa Françesku, dhe është e pranishme në 190 vende tÑ‘ botÑ‘s e përmes rrjetit të saj përfshin më shumë se 500.000 institucione arsimore dhe rrjete edukative tÑ‘ 190 shteteve. Misioni i Fondacionit Scholas Ocurrientes është integrimi i të gjithë nxënësve në botë përmes propozimeve teknologjike, sportive dhe artistike që promovojnë edukimin dhe kulturÑ‘n e takimit.

05 mars 2021, 21:32