杏MAP导航

K?rko

Papa: ha incontrato i giovani di Scholas Papa: ha incontrato i giovani di Scholas

Papa Fran?esku n? bised? me t? rinjt? e Scholas Occurrentes n? Bagdad

Papa Fran?esku e p?rfundoi dit?n e par? t? vizit?s s? tij n? Irak duke takuar disa student? t? Scholas Occurrentes n? vend. Tё rinjtё ia besojn? ?ndrrat e tyre, e Papa i fton t? ushqejnё e mbajn? gjall? shpres?n.

R.SH. - Vatikan

Edhe një takim tjetër për Papёn Françesku në pёrfundim të ditës së tij të parë në Irak. "Sonte, kur u kthye në Nunciaturën Apostolike në Irak, Papa Françesku priti disa të rinj pjesëmarrёs në programet e Fondacionit Scholas Ocurrientes në Bagdad". Lajmi, dhënë nga Canale Telegram i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, saktёson se "të rinjtë ishin nga besimet e ndryshme fetare të pranishëm në Irak dhe ishin të shoqëruar nga koordinatori i Fondacionit Scholas Ocurrientes për Italinë, Mario Del Verme". Gjatë bisedёs "çdonjёri prej tё rinjve i tha Papës atë që ëndërron për të ardhmen e tij dhe Ati i Shenjtë i ftoi tё rinjtё të shpresojnë dhe t’i kërkojnë yjet që mund t'i udhëheqin në udhёn e tyre ". Takimi përfundoi pak pas orës 18.30 me orën lokale.

Numrat e Scholas Occurrentes

Scholas Occurrentes është një organizatë ndërkombëtare me tё Drejtën Papnore, krijuar nga Papa Françesku, dhe është e pranishme në 190 vende tё botёs e përmes rrjetit të saj përfshin më shumë se 500.000 institucione arsimore dhe rrjete edukative tё 190 shteteve. Misioni i Fondacionit Scholas Ocurrientes është integrimi i të gjithë nxënësve në botë përmes propozimeve teknologjike, sportive dhe artistike që promovojnë edukimin dhe kulturёn e takimit.

05 mars 2021, 21:32