ÐÓMAPµ¼º½

Papa nënshkroi enciklikën "Fratelli tutti" mbi varrin e Shёn Fraçeskut nё Asizi

Papa Françesku nënshkroi, mbi varrin e Shën Françesku në bazilikën e ulët të Asizit, nё Itali, enciklikën e tij të tretë, "Fratelli tutti", mbi vëllazërimin dhe miqësinë sociale.

R.SH. - Vatikan

Sot mÑ‘ 3 tetor 2020 në ora 15.55 Papa  Françesku nënshkroi, mbi varrin e Shën Françesku në bazilikën e ulët të Asizit, nÑ‘ Itali, enciklikën e tij të tretë, "Fratelli tutti", kushtuar vëllazërimit dhe miqësisë sociale.

Në kriptÑ‘n e Bazilikës së ulët, Papa Françesku kremtoi Meshën dhe në fund tÑ‘ kremtimit Eukaristik, në varrin e Varfanjakut të Asizit, nënshkroi Enciklikën e tij të tretë, "Fratelli tutti" kushtuar vëllazërimit dhe miqësisë shoqërore, vlera qÑ‘ sot kurrë mÑ‘ shumÑ‘ se janÑ‘ thelbësore për t’i dhÑ‘nÑ‘  shpresë dhe forcë njerëzimit të plagosur nga pandemia e Covidit-19. Një enciklikë që merr emrin nga fjalët qÑ‘ ka shkruar ShÑ‘n Françesku i Asizit dhe qÑ‘ do të paraqitet nesër, nÑ‘ festÑ‘n liturgike tÑ‘ Varfanjakut të Asizit. 

Përpara se të nënshkruante dokumentin e magjisterit tÑ‘ tij papnor, Ati i Shenjtë Bergoglio i tha: "Tani do ta nënshkruaj enciklikën. Do ta çojë në altar imzot Paolo Braglia, i cili është përgjegjës pÑ‘r përkthimin e edhe për fjalimet e Papës në seksionin e parë (të Sekretarisë sÑ‘ Shtetit tÑ‘ Vatikanit). Ai kujdeset pÑ‘r gjithçka, dhe prandaj desha që të ishte i pranishëm dhe ta sillte në altar".

Pastaj Papa Françesku falënderoi edhe dy përkthyesit e tjerë, tÑ‘ gjuhës portugeze dhe spanjolle, dhe kÑ‘shtu e shpjegoi gjestin e tij: "Kjo është një shenjë mirënjohjeje për të gjithë Seksionin e Parë të Sekretarisë së Shtetit tÑ‘ Vatikanit, i cili ka punuar në hartimin dhe përkthimin e enciklikës". "Janë të përvuajtur, këta përkthyes", bëri shaka Papa sÑ‘ fundi duke i thirrur tre anëtarët e seksionit të parë të Sekretarisë së Shtetit pranë tij në altar dhe i ftoi të heqin maskën e tyre pÑ‘r njÑ‘ çast për të lejuar një foto-kujtim. Fretërit dhe gjithë të pranishmit e përshëndetën nënshkrimin e Enciklikës sÑ‘ Papës me duartrokitje dhe një moment lutjeje falënderimi.

NÑ‘ kremtimin Eukaristik me Papën morën pjesë edhe njëzet fretër, disa rregulltarë, së bashku me ipeshkvin e dioqezës sÑ‘ vendit, Domenico Sorrentinos dhe kardinalin Agostino Vallini, legat papnor për bazilikat e Shën Françeskut dhe Shën MarisÑ‘ së Engjëjve në Asizi. Kjo është hera e katërt që Papa Françesku viziton Asizin.

"Fratelli tutti" është enciklika e tretë i Papës Françesku, dy Enciklikat e tij të para, Laudato si' e 24 majit 2015 dhe Lumen Fidei e 29 qershorit 2013, u nënshkruan në Vatikan.

Teksti i enciklikës "Fratelli tutti"  do të bëhet publik nesër pas lutjes mariane tÑ‘ mesditës të Engjëllit, dhe paradite një Konferencë me ftesë drejtuar nga Kardinali Parolin, Sekretar i Shtetit tÑ‘ Vatikanit do ta paraqesë tekstin para shtypit. NdÑ‘r relatorët janÑ‘ edhe Kardinali Migel Ajuso Guixot, Presidenti i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, Gjykatësi Mohamed Mahmoud Abdel Salam, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor, Ana Rowlands Profesore e Social Thought & Practice në Universitetin e Durhamit, nÑ‘ Mbretërinë e Bashkuar, Andrea Riccardi ,Themeluesi i Komunitetit të ShÑ‘n Egjidit, Profesor i Historisë bashkëkohore.

03 tetor 2020, 16:35