Papa rinjve: Zoti ju fton të jeni ndërtues të së ardhmes
R.SH. - Vatikan
Në fushën e dioqezës sÑ‘ Soamandrakizay, në periferi të Antananarivo, sonte u mbajt takimi i pÑ‘rzemÑ‘rt i Papës Françesku me rininë e Madagaskarit, plot entuziazëm e fe të gjallë. Vallet tradicionale, koret, muzika tipike, ngjyrat e këtij ishulli të mrekullueshëm qÑ‘ transmetuan tÑ‘ rinjtë e gëzuan pamasë Papën. "Kishin plot tÑ‘ drejt ata që më thanë se ju keni njÑ‘ gëzim e entuziazëm të jashtëzakonshëm", u tha Ati i ShenjtÑ‘ tÑ‘ rinjve e më pas i dëgjoi dëshmitë e dy prej tyre.
“Përmes jush depërton e ardhmja në Madagaskar dhe në Kishë". KÑ‘shtu u tha mes tjerash Papa njÑ‘ turme të fund të rinjsh nga tÑ‘ gjitha zonat e Madagasakrit - mbi një milion njerëz - që e pritën Atin e ShenjtÑ‘ me koreografi, këngë dhe vallëzime, në skenën e fushÑ‘s dioqezane Soamandrakizay, për Vigjiljen që i paraprin Meshës sÑ‘ nesërme, në mëngjes, pika qendrore dhe kulmore e udhëtimit papnor në Madagaskar, nÑ‘ tÑ‘ cilÑ‘n do tÑ‘ marrin pjesë shumë nga të rinjtë që sonte, pas takimit me PapÑ‘n, po përgatiten pÑ‘r të kaluar natën nën çadra.
"Zoti, është i pari që ju beson dhe ju fton, gjithashtu, të keni besim në veten tuaj, në aftësitë dhe nÑ‘ shkathtësitë tuaja", vazhdoi Papa Françesku, i cili bisedoi me të rinjtÑ‘ duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre: "Jezusi ju fton të bashkoheni më TÑ‘ për të kapërcyer apatinë dhe për t’u dhÑ‘nÑ‘ një përgjigje të krishterë shumë problemeve me të cilat përballeni ju e shoqëria juaj. Është pikërisht Zoti që ju fton të jeni ndërtues të së ardhmes!".
Pastaj pyetjet e Papës drejtuar tÑ‘ rinjve: "Secilin prej jush e ftoj ta pyes veten: a mundet Zotit tÑ‘ mbështetet nÑ‘ mua? Atdheu juaj, Madagaskari, a mund të mbështetet tek ju? A mund të varet nga ju atdheu juaj, Madagaskari? "Zoti nuk dëshiron aventurierë të vetmuar," shpjegoi Papa: "Ai na beson një mision, por nuk na dërgon vetëm në vijën e parÑ‘ tÑ‘ frontit, megjithëse," jemi të ftuar të zbulojmë fytyrën e Jezusit në fytyrat e të tjerëve. Kurrë mos u izoloni. Është e pamundur të jesh dishepull misionar vetëm: prandaj, kemi nevojë për të tjerët, pÑ‘r të ndarë sÑ‘bashku dashurinë dhe besimin që Zoti na jep".
"Secili prej nesh - nënvizoi Papa - mund të bëjë gjëra të mëdha, por së bashku mund të ëndërrojmë dhe tÑ‘ angazhohemi për gjëra të paimagjinueshme". "Asnjëherë mos e izoloni veten ose mos synoni tÑ‘ veproni vetëm!", sepse, theksoi Papa Françesku: "Ky është një nga tundimet më të këqija që mund të kemi". "Ne jemi të gjithë të nevojshëm, prandaj askush nuk mund të thotë: Unë nuk kam nevojë për ty, ose ti nuk je pjesë e këtij projekti të dashurisë që Ati Hyjnor ka ëndërruar dhe krijuar". "Askush nuk mund të thotë: Nuk kam nevojë për ty", fraza që Ati i Shenjtë Bergolgio u kërkoi të rinjve të përsëritnin tre herë.
Papa Françesku e përfundoi takimin me rininë, duke u kërkuar që të ketë besim dhe të besojë në aftësitë e nÑ‘ shkathtësitë e veta. Nga ana tjetër, nëse dishepulli dëshiron të rritet në miqësi me Krishtin, tha Papa, nuk duhet të rri palëvizur ose të ankohet, por të lëvizë e të veprojë, pÑ‘r tÑ‘ mirÑ‘n e pÑ‘rbashkÑ‘t.