Papa rinjve: Zoti ju fton t? jeni nd?rtues t? s? ardhmes
R.SH. - Vatikan
Në fushën e dioqezës sё Soamandrakizay, në periferi të Antananarivo, sonte u mbajt takimi i pёrzemёrt i Papës Françesku me rininë e Madagaskarit, plot entuziazëm e fe të gjallë. Vallet tradicionale, koret, muzika tipike, ngjyrat e këtij ishulli të mrekullueshëm qё transmetuan tё rinjtë e gëzuan pamasë Papën. "Kishin plot tё drejt ata që më thanë se ju keni njё gëzim e entuziazëm të jashtëzakonshëm", u tha Ati i Shenjtё tё rinjve e më pas i dëgjoi dëshmitë e dy prej tyre.
“Përmes jush depërton e ardhmja në Madagaskar dhe në Kishë". Kёshtu u tha mes tjerash Papa njё turme të fund të rinjsh nga tё gjitha zonat e Madagasakrit - mbi një milion njerëz - që e pritën Atin e Shenjtё me koreografi, këngë dhe vallëzime, në skenën e fushёs dioqezane Soamandrakizay, për Vigjiljen që i paraprin Meshës sё nesërme, në mëngjes, pika qendrore dhe kulmore e udhëtimit papnor në Madagaskar, nё tё cilёn do tё marrin pjesë shumë nga të rinjtë që sonte, pas takimit me Papёn, po përgatiten pёr të kaluar natën nën çadra.
"Zoti, është i pari që ju beson dhe ju fton, gjithashtu, të keni besim në veten tuaj, në aftësitë dhe nё shkathtësitë tuaja", vazhdoi Papa Françesku, i cili bisedoi me të rinjtё duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre: "Jezusi ju fton të bashkoheni më Tё për të kapërcyer apatinë dhe për t’u dhёnё një përgjigje të krishterë shumë problemeve me të cilat përballeni ju e shoqëria juaj. Është pikërisht Zoti që ju fton të jeni ndërtues të së ardhmes!".
Pastaj pyetjet e Papës drejtuar tё rinjve: "Secilin prej jush e ftoj ta pyes veten: a mundet Zotit tё mbështetet nё mua? Atdheu juaj, Madagaskari, a mund të mbështetet tek ju? A mund të varet nga ju atdheu juaj, Madagaskari? "Zoti nuk dëshiron aventurierë të vetmuar," shpjegoi Papa: "Ai na beson një mision, por nuk na dërgon vetëm në vijën e parё tё frontit, megjithëse," jemi të ftuar të zbulojmë fytyrën e Jezusit në fytyrat e të tjerëve. Kurrë mos u izoloni. Është e pamundur të jesh dishepull misionar vetëm: prandaj, kemi nevojë për të tjerët, pёr të ndarë sёbashku dashurinë dhe besimin që Zoti na jep".
"Secili prej nesh - nënvizoi Papa - mund të bëjë gjëra të mëdha, por së bashku mund të ëndërrojmë dhe tё angazhohemi për gjëra të paimagjinueshme". "Asnjëherë mos e izoloni veten ose mos synoni tё veproni vetëm!", sepse, theksoi Papa Françesku: "Ky është një nga tundimet më të këqija që mund të kemi". "Ne jemi të gjithë të nevojshëm, prandaj askush nuk mund të thotë: Unë nuk kam nevojë për ty, ose ti nuk je pjesë e këtij projekti të dashurisë që Ati Hyjnor ka ëndërruar dhe krijuar". "Askush nuk mund të thotë: Nuk kam nevojë për ty", fraza që Ati i Shenjtë Bergolgio u kërkoi të rinjve të përsëritnin tre herë.
Papa Françesku e përfundoi takimin me rininë, duke u kërkuar që të ketë besim dhe të besojë në aftësitë e nё shkathtësitë e veta. Nga ana tjetër, nëse dishepulli dëshiron të rritet në miqësi me Krishtin, tha Papa, nuk duhet të rri palëvizur ose të ankohet, por të lëvizë e të veprojë, pёr tё mirёn e pёrbashkёt.