Papa mbërrini në Mozambik, ku filloi vizitën apostolike në Afrikë
R.SH. - Vatikan
Papa Françesku Ñ‘shtÑ‘ në Mozambik, nÑ‘ etapÑ‘m e parÑ‘ tÑ‘ udhëtimit tÑ‘ tij të 31-të apostolik ndërkombëtar. Pas Mozambikut Papa, deri mÑ‘ 10 shtator, do të vizitojë edhe Madagaskarin e Mauricius. Pas 10 orësh fluturimi, aeroplani papnor arriti pak pas orës 18.00 në aeroportin e kryeqytetit Maputo, qyteti më i madh i shtetit afrikan, ndërtuar pranë grykëderdhjes sÑ‘ lumit Shpirt Shenjt, nÑ‘ veri tÑ‘ Delagoa-s, pranë Oqeanit Indian.
Pritja
Për ta pritur e përshëndetur Papën, nÑ‘ aeroport, në një mbrëmje tÑ‘ freskët shtatori, ishte i pranishëm Presidenti i Republikës, Filipe Jacinto Nyusi, dhe gruaja e tij. Me delegacionet dhe ipeshkvijtë e Mozambikut, ishte edhe një grup i madh besimtarësh: dy fëmijë me veshje tradicionale e përshëndetën Atin e ShenjtÑ‘ duke i uruar mirëseardhje tÑ‘ pÑ‘rzemÑ‘rt, e kështu menjëherë gjithçka u zhvillua nÑ‘ njÑ‘ atmosferë hareje e feste me muzikë, valle dhe këngë popullore që shprehnin gëzimin e një përqafimi tÑ‘ shumëpritur por edhe "shpresën, paqen e pajtimin", që janÑ‘ edhe temat e kësaj vizite papnore, qÑ‘ po zhvillohet disa javë pas marrëveshjes së paqes që u nënshkrua në muajin gusht nga kreu i shtetit me opozitën e Renamo-s. Një marrëveshje që pason nënshkrimin historik të pajtimit që u realizua mÑ‘ 4 tetorit 1992, me ndërmjetësimin e Komunitetit tÑ‘ ShÑ‘n Egjidit tÑ‘ RomÑ‘s, pas një konflikti që pati shkaktuar vdekjen e një milion njerëzve: në vitin 1988 Mozambiku u vizitua nga Papa Shën Gjon Pali II, i cili shkoi nÑ‘ vend pÑ‘r tÑ‘ konstatuar se si nÑ‘ atÑ‘ tokÑ‘ po vazhdonte akoma "lufta, me të gjitha pasojat e saj tragjike të vuajtjes, zisë dhe shkretimit".
Përshëndetja e popullsisë
Pas ceremonisë së mirëseardhjes qÑ‘ u mbajt në aeroport, Papa Françesku u nis drejt Nunciaturës Apostolike, e cila gjendet në zonën qendrore të Maputo-s, ku janÑ‘ tÑ‘ përqendruara qendrat e misioneve diplomatike tÑ‘ shteteve tÑ‘ ndryshme, në sfondin e Oqeanit Indian.
Rrugës nga aeroporti drejt Nunciaturës me papamobile, një turmë e madhe shumëngjyrëshe dhe brohoritëse, dhjetëra mijëra njerëz këndonin e tundnin flamuj, duke përshëndetur dhe brohoritur Papën këtë mbrëmje në Maputo, përgjatë shtatë kilometrave të rrugës nga aeroporti e deri te Nunciatura Apostolike, që Françesku pÑ‘rshkoi me papamobil ’të hapur’.
Një grup të rinjsh, e priti Atin e Shenjtë para NunciaturÑ‘s, siç njoftoi Zyra e Shtypit e Vatikanit. Pastaj, në hyrje të selisÑ‘ diplomatike tÑ‘ Vatikanit, përshëndetja me personelin fetar të përfaqësisë papnore nÑ‘ Maputo.