ÐÓMAPµ¼º½

Në një minutë pamjet e vizitës sё Papës në Maqedoninë e Veriut

Gjashtëdhjetë sekonda për të treguar ditën e fundit të udhëtimit të Papa Françeskut. Nga nisja prej Bullgarisё për në Maqedoninë e Veriut, një etapё nё Shkupt në emër të Shёn Nёnё Terezës

R.SH. - Vatikan

Një ditë intensive për Papa Françeskun në  Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë sÑ‘ Veriut, e cila filloi me takimet institucionale me presidentin dhe kryeministrin e vendit, pastaj me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik. Pas vizitës në Memorialin e Nënë Terezës, nderimit të kësaj misionare të dashurisë, fryt i kësaj toke, bije e familjes shqiptare Bojaxhiu, lindur nÑ‘ njÑ‘ lagje tÑ‘ Shkupit, homazhet te shtatorja Shenjtës tÑ‘ tÑ‘ varfÑ‘rve dhe lutja para relikeve të Ganxhe Bojaxhiut. Papa Françesku deshi, pastaj, t’i përqafonte edhe të varfrit qÑ‘ NÑ‘nÑ‘ Tereza i kishte pÑ‘rzemÑ‘r, pastaj bekoi gurin themeltar të Shenjtërores që do t'i dedikohet murgeshës së vogël shqiptare, Misionares sÑ‘ Bamirësisë, Engjëllit tÑ‘ tÑ‘ varfërve, lapsit tÑ‘ Zotit, ShÑ‘n NënÑ‘ Terezës.

Në Sheshin Maqedonia, pas mbërritjes në Shkup, kremtimi i Meshës dhe pas dreke takimi festiv me të rinjtë në emër të ekumenizmit e tÑ‘ dialogut ndÑ‘rfetar. Papa ka ndryshuar disa herÑ‘ fjalimin e tij të përgatitur, duke u frymëzuar nga pamjet qÑ‘ kishte  para vetes, nga përjetimi i drejtpërdrejt, posaçërisht nga fëmijët që luanin dhe nga prania e grave shtatzënë qÑ‘ presin lindjen e foshnjeve tÑ‘ tyre.

Së fundi, në Katedralen e Zemrës së Krishtit, takimi me priftërinjtë dhe rregulltarÑ‘t e rregulltaret: akti i fundit i udhëtimit të tij njëzet e nëntë apostolik. Në orën 18.30 nisja me aeroplan e kthimi pÑ‘r në Vatikan, me ndalesë të zakonshme  nÑ‘ RomÑ‘ në BazilikÑ‘n e ZojÑ‘s Madhe (Maria Maggiore) për falënderuar dhe nderuar ShÑ‘n MarinÑ‘ Virgjër pÑ‘r kÑ‘tÑ‘ udhÑ‘tim apostolik.

08 maj 2019, 10:06