ÐÓMAPµ¼º½

Atë Augustine Dauda Amadu Atë Augustine Dauda Amadu

Sierra Leone: vritet në banesën e tij famullitari i Kishës së Zojës së Papërlyer në Kenema

At Augustine Dauda Amadu u sulmua natën e 30 gushtit në shtëpinë famullitare ngjitur me kishën e Zojës së Papërlyer në Kenema. Ende nuk dihet motivi i këtij krimi

R.SH. / Vatikan

Është vrarë famullitari i Kishës së Zojës së Papërlyer në Kenema, Sierra Leone. At Augustine Dauda Amadu u sulmua natën e 30 gushtit në shtëpinë e tij të vendosur në seksionin Burma 3 në periferi të Kenemas. Sipas asaj që bëri të ditur policia e Sierra Leones, stacioni lokal i forcave të rendit u njoftua me telefon në orën 7:45 të mëngjesit nga një besimtar i famullisë. Burri pohoi se At Amadu ishte sulmuar gjatë natës nga burra të armatosur të paidentifikuar në rezidencën e tij famullitare,siç njoftoi agjencia e lajmeve Fides.

Sipas asaj që bëri të ditur policia e Sierra Leones, stacioni lokal i forcave të rendit u njoftua me telefon në orën 7:45 të mëngjesit nga një besimtar i famullisë. Burri deklaroi se At Amadu ishte sulmuar gjatë natës nga persona të armatosur të paidentifikuar në rezidencën e tij famullitare. Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, agjentët gjetën trupin e pajetë të priftit. Hetuesit zbuluan se sulmuesit kishin hyrë me forcë në shtëpi përmes një dritareje. Sipas policisë, meshtari u vra midis orës 2 dhe 3 të natës midis 29 dhe 30 gushtit.

Për momentin, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse banditët kanë vjedhur diçka nga shtëpia priftit të vrarë. Aktualisht, motivi i vrasjes mbetet i paqartë dhe asnjë i dyshuar nuk është arrestuar ende. Megjithatë, disa besimtarë të famullisë dhe zyrtarë kishtarë kanë dhënë deklarata para hetuesve për të ndihmuar në zbardhjen e krimit. At Amadu ishte shumë i dashur nga populli për gatishmërinë dhe mirësinë e tij. Aktiv mes të rinjve dhe familjeve në nevojë, nga predikimet e tij kundër korrupsionit dhe krimit kishte respekt të thellë në popull, por edhe, sipas famullitarëve, armiq në disa qarqe.

Kenema është kryeqyteti i provincës lindore të Sierra Leones, si dhe i distriktit me të njëjtin emër. Zona ka regjistruar kohët e fundit një rritje të fortë të krimeve të dhunshme si grabitjet me armë dhe sulmet, të cilat po gërryejnë sigurinë e komuniteteve lokale.

( nga Agenzia Fides)

02 shtator 2025, 12:32