杏MAP导航

K?rko

Motrat Misionare t? Bamir?sis? n? lutje n? dit?n e fest?s s? Sh?n Terez?s s? Kalkut?s, e cila sh?non p?rvjetorin e vdekjes s? N?n? Terez?s, n? Sht?pin? N?n? n? Kalkuta m? 5 shtator 2025. Motrat Misionare t? Bamir?sis? n? lutje n? dit?n e fest?s s? Sh?n Terez?s s? Kalkut?s, e cila sh?non p?rvjetorin e vdekjes s? N?n? Terez?s, n? Sht?pin? N?n? n? Kalkuta m? 5 shtator 2025.

N?n? Tereza: madh?shtia e Zotit, q? kalon edhe p?rmes lig?shtive tona

N?n? Tereza, ikon? universale e bamir?sis?, e dashuris? dhe e sh?rbimit falas. Jeta e saj ishte dhurat? e plot? p?r Zotin dhe p?r m? t? varf?rit e t? varf?rve, e figura e saj vazhdon t? frym?zoj?, nj?lloj, besimtar? e jobesimtar?.

R.SH. / Vatikan

Më 5 shtator, Kisha katolike Universale përkujton Shën Terezën e Kalkutës, e njohur në të gjithë botën si Nënë Tereza, ikonë universale e bamirësisë, e dashurisë dhe e shërbimit falas. Jeta e saj ishte dhuratë e plotë për Zotin dhe për më të varfërit e të varfërve, e figura e saj vazhdon të frymëzojë, njëlloj, besimtarë dhe jobesimtarë.

Madhështia e Zotit shkëlqen edhe përmes ligështive tona! E njëjta brishtësi që e bëri Nënë Terezën e Kalkutës ikonë në sytë e mbarë botës. Pas asaj "gruaje të vogël" fshihej fuqia shpërthyese e dashurisë së Zotit, veçanërisht për më të varfrit.

Anjeze Ganxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910, në Shkup të Maqedonisë, në kohën e Perandorisë Osmane. Ende e brishtë, hyri në Kongregatën e Motrave Misionare të Zojës së Loretos.

19 vjeçare ishte në Indi, ku mori kushtet e jetës rregulltare e nisi edhe të jepte mësim.

Në vitin 1946, ndërsa shtegtonte në tren, ndjeu misteriozisht "thirrjen e  dytë" prej Zotit: të themelonte kongregatën e re kushtuar të varfërve më të varfër...

Kështu, me ndihmën e Misionarëve të saj të Bamirësisë, kjo grua e brishtë nisi të përhapë derë më derë, rrugë më rrugë e vend më vend nëpër shtigjet e kësaj bote, dashurinë e Zotit dhe fuqinë e Ungjillit.

Pas një jete të tërë të kaluar në botën e sëmurë nga varfëria, në përpjekjen për ta shëruar, Nënë Tereza i mbylli sytë më 5 shtator 1997. Vdiq - shkruajnë disa! Vijon të përhapë dashurinë e Zotit - shtojnë disa të tjerë.

E  një botë e tërë kujton njëzëri se u shpall e Lume si sot, më 5 shtator 1997. Ndërsa nga viti 2016 e kujtojmë si Shenjte!

Nënë Tereza shkroi edhe vargje poetike, e frymëzuar nga etja e Jezusit në Kryq, të cilit i shërbeu me jetën e saj, krejtësisht të pazakontë! Nga krijimet e saj jehojnë ftesat, që vijojnë të na drejtohen të gjithëve:

Bëj mirë!

Nëse ti qëllimet

i vë në këtë jetë,

do të gjesh miq të rrejshëm

e armiq të vërtetë

S’ka pikë rëndësie:

zbatoi në këtë jetë!

Nderi e besa

s’kanë fare arsye:

po ti ji i ndershëm

e plot çiltërsi!

E çka e ndërtove,

aspak mos shiko

mund të rrënohet fill
po ti përsëri ndërto!

e nëse, nuk do të kënaqet

kush do e kush s’do
s'ka pikë rëndësie,

ti prap se prap ndihmo...

Në gji të njerëzimit

vetvetja të shkojë,

dhuroja asaj bote

 që s’di të dhurojë!

05 shtator 2025, 13:00