杏MAP导航

K?rko

Imzot Vin?enc Zmajevi? Imzot Vin?enc Zmajevi?

Imzot Vicko Zmajevi?, organizuesi i Kuvendit t? Arbenit, n? p?rvjetorin e vdekjes

Kryeipeshkvi i Tivarit imzot Vin?enc (Visk) Zmajevi?, personalitet i shquar kishtar i shekullit t? 18-t?, me origjin? kroate, q? ruajti rol t? r?nd?sish?m n? historin? e Kish?s shqiptare e sidomos n? organizimin e Kuvendit Kishtar t? Arbenit m? 1703.

R.SH. / Vatikan

Si sot më 11 shtator 1745 u nda nga jeta kryeipeshkvi i Tivarit imzot Vinçenc (Visk) Zmajeviç, personalitet i shquar kishtar i shekullit të 18, me origjinë kroate që ruajti rol të rëndësishëm në historinë e Kishës katolike ndër shqiptarë e sidomos në organizimin e Kuvendit Kishtar të Arbenit më 1703 në kohën e papnisë së Klementit XI, me origjinë shqiptare

Kryeipeshkvi imzot Zmajeviçi u mor me organizimin, hapjen, drejtimin e punimeve por edhe me hartimin e dokumenteve të Kuvendit Kishtar të Arbenit, që u botuan më 1703 në latinisht e shqip. Po kështu imzot Zmajeviçi ndihmoi edhe për përhapjen e shkollave shqipe dhe për botimin e librave liturgjike e katekistike në gjuhën shqipe, për t’i ndihmuar besimtarët shqiptarë të njiheshin me përmbajtjes e doktrinës së krishterë, ta përforconin fenë e tyre në Zotin dhe të kultivonin e ruanin identitetin e tyre kombëtar.

11 shtator 2025, 10:39