MAP

Mrekullia e borës Mrekullia e borës

Romë, Festa e Zojës së Borës, më 2 gusht

Këtë të shtunë, në orën 6:00 pasdite, me Meshën e parë të Triditëshit përgatitor, fillojnë kremtimet për përvjetorin e kushtimit të Bazilikës Papnore të Shën Marisë së Madhe dhe solemnitetit që përkujton ngjarjen e mrekullueshme të "reshjeve të borës" në Romë. Vitin e kaluar Papa Françesku, i cili tani pushon në paqe pak metra larg Kapelës së Salus Populi Romani, pati marrë pjesë në Mbrëmjen e Dytë pasditen e 5 gushtit

R.SH. - Vatikan

Kremtimet solemne me rastin e përvjetorit të kushtimit të Bazilikës Papnore të Shën Marisë së Madhe dhe Solemnitetit të Zonjës sonë të Borës, nisin sot, 2 gusht, në orën 18:00, me Kremtimin e parë Eukaristik të Triditshit Përgatitor. Kremtimet do të vazhdojnë më 3 e 4 gusht sepse kjo festë, ndër më historiket dhe tradicionalet në kryeqytet, tërheq gjithmonë një numër të madh besimtarësh, banorësh dhe turistësh. Vitin e kaluar merrte pjesë edhe Papa Françesku, sot i varrosur pak metra larg Kapelës së Salus Populi Romani. Papa mori pjesë në Mbrëmësoret e Dyta e rikujtoi ngjarjen e mrekullueshme të "reshjeve të borës" në Romë.

Triditëshi përgatitor: nga 2 deri në 4 Gusht

Meshët e Triditshit përgatitor, ajo e së Shtunës, 2 Gusht dhe e të Dielës, 3 Gusht, të dyja në orën 18:00, do të pasohen të Hënën, 4 Gusht, nga Mbrëmja Solemne, në orën 17:00, dhe Festa e Tretë Eukaristike, në orën 18:00.

Mozaikët e bazilikës së Zojës së Madhe
Mozaikët e bazilikës së Zojës së Madhe

5 Gusht, përvjetori i Kushtimit

Të Hënën, më 5 Gusht, përvjetori i Kushtimit të Bazilikës dhe i Solemnitetit të Zonjës Sonë të Borës, "reshjet" tradicionale të borës do të duken përsëri në kujtim të ngjarjes së mrekullueshme që ndodhi në shekullin e 4-të, nën papninë e Papës Liberius, në vitin 358 pas Krishtit, kur Zoja iu duk Papës në ëndërr, duke i kërkuar të ndërtonte një bazilikë në vendin që do ta tregonte Ajo vetë. Në mëngjes Kodra Esquiline ishte mbuluar me borë. E aty u ndërtua kisha kushtuar Virgjërës Mari, e cila vijon të tërheqë besimtarë dhe turistë nga e gjithë bota.

Dy rikrijime të "Mrekullisë së Borës"

Gjatë ditës, do të ketë dy riprodhime të "Mrekullisë së Borës", me një kaskadë petalesh të bardha që zbresin nga tavani e, duke vallëzuar, bien mbi kokat e besimtarëve në festë. E para do të jetë në mëngjes, me  Glorien gjatë Meshës Solemne të orës 10:00, kryesuar nga Kardinali Rolandas Makrickas, kryeprift i Bazilikës, dhe e dyta, pasdite, në orën 5:00. Do të  këndohet edhe Magnificat gjatë kremtimit të Mbrëmësores, kryesuar nga Kryeipeshkvi Edgar Peña Parra, Zëvendës i Sekretarit të Shtetit.

Papa Françesku
Papa Françesku   (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Lutja e Papës Françesku

Më 5 gushtin e kaluar, Papa Françesku mori pjesë në Mbrëmjen e dytë me rastin e solemnitetit të kushtimit të Bazilikës dhe të Zonjës sonë të Borës. Me këtë rast, ia besoi qytetin e Romës dhe "të gjithë botën" Marisë.

“Të kërkojmë ndërmjetësimin e saj, pati kujtuar, për qytetin e Romës, qytetin tonë dhe për mbarë botën, veçanërisht për paqen: paqe, që është e vërtetë dhe e qëndrueshme, vetëm nëse vjen nga zemra të penduara e të falura”.

02 gusht 2025, 11:09