Dioqeza e Haitit, pas thirrjes s? Pap?s, d?non 'kolapsin moral'
R.SH. / Vatikan
Rrëmbimi i nëntë personave, përfshirë një misionar irlandez dhe një fëmijë me aftësi të kufizuara, është "akt i ri barbarie", akt "i turpshëm", shprehje e një "kolapsi moral" më Haiti, që e prek të gjithë shoqërinë haitiane. Ankesa vjen nga Kryedioqeza e kryeqytetit të Haitit, Port-au-Prince, e cila, në një deklaratë të ribotuar nga Vatican News, dënon atë që ndodhi të dielën, më 3 gusht, në jetimoren Sainte-Hélène de Kenscoff, në juglindje të qytetit.
Dje, gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa Leoni XIV bëri një thirrje të fortë për t’i dhënë fund situatës "gjithnjë e më të dëshpëruar". Nga ana tjetër Kisha katolike vendase u bëri thirrje si besimtarëve, të ftuar për të reaguar me lutje dhe angazhim konkret, ashtu edhe institucioneve, të nxitura për të garantuar rendin, sigurinë e drejtësinë.
"Konferenca Episkopale e Kishës katolike të Haitit falënderon Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, për thirrjen në favor të popullit haitian dhe për këtë apel ndaj komunitetit ndërkombëtar që të merret më shumë dhe konkretisht me situatën në Haiti": kështu e nis Imzot Max Leroy Mesidor, kryeipeshkvi i Port-au-Prince, duke folur për mediat e Vatikanit. Fjalët e shqiptuara dje, pas lutjes së Engjëllit të Zotit, më 10 gusht, nga Papa, i cili kërkoi lirimin "menjëherë të pengjeve" dhe theksoi nevojën e "mbështetjes konkrete të komunitetit ndërkombëtar" për Haitin, kanë hequr velin e indiferencës mbi një krizë që bota tenton ta lërë në margjinat e kronikës, por që, në fakt, është pjesë e një "lufte të tretë botërore me copëza" e aftë të gllabërojë jo vetëm jetë dhe shpresa, por madje edhe shpirtra.
Funeralet si mall shkëmbimi
Në vendin më të varfër të Amerikave, tashmë i nënshtruar nga dominimi i bandave të armatosura, edhe funeralet janë bërë mall shkëmbimi: për të varrosur një anëtar të familjes duhet të paguhet një taksë grupeve kriminale që kontrollojnë varrezat dhe procesionet funerale. Këtë e ka denoncuar për agjencinë e lajmeve Efe, në mënyrë anonime, drejtori i një agjencie funerale haitiane, sipas të cilit "që nga viti 2024 nuk jemi më në gjendje të punojmë. Për çdo varrim duhet të kontaktojmë grupin e armatosur që kontrollon varrezën përkatëse. Kjo është mënyra e vetme për të shmangur incidentet në ditën e funeralit".