Shtatë dhantitë e Shpirtit Shenjt
R.SH. - Vatikan
Thotë një mistik spanjoll: “Në Zotin sa më tepër të lundrosh, aq më tepër zbulon detëra të ri”. Shpirti Shenjt na sjell dhuratë vështrimin e thellë të jetës sonë në Zotin, porsi era që do e kërkon horizonte të gjëra. Era bëhet fjalë: fjala bëhet flakë. Në Rrëshajë era dhe flaka e zjarrit shndërrohen në kumtim të jetës së re e të plotë në Zotin.
Po të shfletojmë traditën: Lutje per me juu bâa gadi t’ardhunit t’Shpirtit Sheit, tue i lypë shtatë dhuntitë: ( fillon t’prenden mas t’Shelbuemit)
1. Shpiirt i Hyinueshem, shêitnuesi i shpirtnave t’ona, falna frigen shêite t’Madhit Zot, qi âsht fillesa e shelbimit, mund t’mârrim nji mnîi shêite kundra mkatit: O Zojë, uzdaja e jonë, na xiir prei Shpirtit Shêit ket frigë shêite t’Madhit Zot. Kioftë lum. Aatit...
2. Shpiirt i Hyinueshem, Shêitnuesi i shpirtnave t’ona, na nep nji dhimë t’permallshme per shoqin t’onë, qi jo veç t’ruhena mos me ja bâa keq, por edhè t’xâam me ja baart t’keqen, e me ja shperblye me t’mirë. O Zojë, uzdaja e jonë, na ziir prei Shpirtit Shêit dhuntiin e dhimës per shoqin. Kioftë lum. Aatit..
3. Shpiirt i Hyinueshem, Shêitnuesi i shpirtnave t’ona, na shndrit me njoftë mirë asgjâan e sendeve t’tokës e t’vieftunit tejet t’mirave t’qiells. O Zojë, uzdaja e jonë, na xiir prei Shpirtit Shêit dhuntiin e dijes. Kioftë lum. Aatit...
4. Shpiirt i Hyinueshem, shêitnuesi i shiprtnave t’ona, nepi fuqii ligështiis t’shpirtnave t’ona, qi t’armatisun me trimnii t’krishtênë t’a perbuzim marren e shekullit, e t’barim ç’do t’keqe para se me i fye Tenzot. O Zojë, uzdaja e jonë, na xiir prei Shpirtit Shêit dhuntiin e fuqiis. Kioftë lum. Aatit...
5. Shpiirt i Hyjnueshem, shêitnuesi i shpirtnave t’ona, falna dhuntiin e kshillit sidomos n’kohë t’tundimeve, mund t’diim me i diktue kurthat e diallit e t’dashniis t’vetvedit, e me i njoftë mietet mâa t’viefshmet per me i pshtue. O Zojë, uzdaja e jonë e Nana e Kshillit t’mirë, na xiir prej Shpirtit Shêit ket dhuntii t’bukur t’kshillit. Kioftë lum. Aatit...
6. Shpiirt i Hyjnueshem, shêitnuesi i shpirtnave t’ona, falna dhuntiin e veshtrimit, t’ mund t’i kuptoim, sa na pershîin mendja, t’vertetat e hyinueshme, e tui e njoftë vullndesen e Zotit, ngultas t’besoim çka Zotyn na qet me besue, e burrnisht t’kryim t’gjith çka na urdhnon me bâa. O Zojë, uzdaja e jonë, na xiir prej Shpirtit Shêit dhuntiin e veshtrimit. Kioftë lum. Aatit..
7. Shpiirt i Hyjnueshem, shêitnuesi i shpirtnave t’ona, na fal hirin e holliis qi t’na bâin me prîi marë t’gjithveprat t’ona, e me i ndreqë me dashtnii kahë Zoti. O Zojë, uzdaja e jonë, na xiir prei Shpirtit Shêit dhuntiin e nêelt t’holliis shêite. Kioftë lum. Aatit…
Marrë nga “T’Vertetat e Pasosme, T’ Shêitit Sh’Alfons M. De’ Liguori; Dor’ e ree bâa prei P. Gennaro Bucceronit t’ Sh.J., Shkodër, Shtypshkroja e Zojës t’Paperlyeme, 1913, fq. 133-35