Pa Shpirtin Shenjt, Zoti është larg…
R.SH. / Vatikan
Fjalët janë të metropolitit ortodoks të Latakies, Ignatios, shqiptuar në një takim ekumenik, më 1968.
Pa Shpirtin Shenjt, Zoti është larg…
“Pa Shpirtin Shenjt
Zoti është larg,
Krishti mbetet në kohët që shkuan,
Ungjilli - letër e vdekur,
Kisha, turmë e thjeshtë
Autoriteti, sundim,
misioni, propagandë,
kulti - kujtim.
Jeta e krishterë mbetet
moral prej skllevërish!
Ndërsa me Shpirtin Shenjt,
kozmosi lartohet
e toka gjëmon nga dhembjet e lindjes së mbretërisë;
njeriu lufton kundër korpit të vet,
Krishti është i pranishëm
Ungjilli, forcë jete,
Kisha, shenjë e bashkësisë trinitare,
autoriteti, shërbim çlirues,
misioni, Rrëshajë,
liturgjia, memorial e përshpejtim,
veprimtari njerëzore, e hyjnizuar!
Fjalët janë të metropolitit ortodoks të Latakies, Ignatios, shqiptuar në një takim ekumenik, më 1968.