ÐÓMAPµ¼º½

Papa Françesku me Maria Vocen në vitin 2019 Papa Françesku me Maria Vocen në vitin 2019

Ndërroi jetë Maria Voce, drejtoi Lëvizjen e Fokolarëve pas Chiara Lubich

Të premten, më 20 qershor, u nda nga jeta presidentja e parë e Lëvizjes kishtare të Fokolarëve pas themelueses, e cila e drejtoi atë nga viti 2008 deri në vitin 2021. Funerali i Maria Voce do të mbahet në Rocca di Papa të hënën, më 23 qershor.

R .SH. – Vatikan

Kalabreze, e lindur në Aiello Calabro më 16 korrik 1937, avokatja e parë grua në rajon, anëtare e Fokolarëve që nga viti 1959, për gjashtë vjet pranë Chiara Lubich dhe më pas përgjegjëse e Lëvizjes në Turqi për gjashtë vjet të tjera, Maria Voce u nda nga jeta dje pasdite në orën 17:22 në Rocca di Papa, afër Romës, "në shtëpinë e saj, - lexohet në një komunikatë të nënshkruar nga Margaret Karram, presidente e Fokolarëve - e rrethuar nga kujdesi dhe dashuria e anëtareve të Fokolarëve të komunitetit të saj dhe nga lutjet tona të të gjithëve".

Përshëndetja e presidentes Karram

Maria Voce kishte emrin "Emaus", të marrë nga Chiara Lubich, "që kujton – shkruan Karram – përvojën e të Krishtit të Ngjallur që ecën me ne, që ka shënuar gjithë jetën e saj. Ajo thoshte: 'Si bëhet Vepra e Zotit? Me Jezusin në mes!'". Presidentja aktuale e Fokolarëve Karram, e cila pasoi Maria Vocen në vitin 2021, kujton "afërsinë e saj kaq diskrete por të gjallë", "këshillat e saj plot Urtësi". "Ajo ishte e pranishme në raste nga më të ndryshmet, festa, përvjetore, udhëtime; më siguronte lutjet e saj, ofrimin e jetës së saj dhe shpesh më gjente një dhuratë, një lule, një poezi të sajën". Funerali do të jetë të hënën, më 23 qershor në orën 15:00 në Qendrën Ndërkombëtare të Rocca di Papa.

21 qershor 2025, 11:25