杏MAP导航

K?rko

Kardinali Bychok merr n? zot?rim Bazilik?n e Sh?n Sofis? n? Rom? Kardinali Bychok merr n? zot?rim Bazilik?n e Sh?n Sofis? n? Rom?

Kardinali Bychok: ur? nd?rmjet Lindjes e Per?ndimit, v?llez?rve n? luft? u them "nuk u harruat"

Kardinali i ri, ipeshk?v i Heparkis? s? Sh?n Pjetrit e Sh?n Palit t? Melburnit p?r katolik?t ukrainas n? Australi, merr n? zot?rim Bazilik?n e Sh?n Sofis?, n? Rom?: "?sht? m? shum? se nj? nd?rtes?. ?sht? d?shmi e gjall? e q?ndrueshm?ris? dhe e shpres?s s? popullit ukrainas. Uroj q? t? jet? edhe n? vijim nj? fanar besimi, uniteti dhe shprese p?r Kish?n Ukrainase, p?r Kish?n Katolike dhe p?r mbar? bot?n"

R.SH. / Vatikan

Një liturgji solemne e një ceremoni e mbushur me njerëz dhe e dëshiruar, u kremtua dje pasdite, 22 qershor, për marrjen në zotërim nga Kardinali Mykola Bychok të Bazilikës së Shën Sofisë, e njohur më mirë si "kisha e ukrainasve"??në Romë. Ipeshkëv i Heparkisë së Shënjtorëve Pjetër e Pal të Melburnit për katolikët ukrainas në Australi, Zelandën e Re dhe Oqeani, Bychok është një nga kardinalët e krijuar nga Papa Françesku në Koncistorin e tij të fundit, në dhjetor 2024. Në moshën 45 vjeç, është anëtari më i ri i Kolegjit të Kardinalëve.

Qendra e përshpirtërisë dhe e ndihmës

Dje pasdite, e diela e dytë pas Rrëshajve, sipas kalendari të Kishë së ritit bizantin, kur Kisha Greko-Katolike Ukrainase feston festën e Gjithëshenjtorëve të tokës ukrainase, Kardinali Bychok mori në zotërim Bazilikën që iu caktua. Një ndërtesë me arkitekturë bizantine interesante, e ndërtuar në vitet 1960, zemra shpirtërore e bashkësisë greko-katolike ukrainase në Romë e cila, që nga shpërthimi i luftës, u bë qendra kryesore në mbledhjen e ndihmës dhe të solidaritetit të romakëve për vëllezërit dhe motrat e tyre, viktima të agresionit rus. Një shenjë shprese, pra, siç është pikërisht në themelet e kësaj Bazilike të lindur nën vizionin dhe udhëheqjen e Josyf Slipyj, kryeipeshkvit kryesor, që vuajti burgosjen dhe torturat në gulagët e Bashkimit Sovjetik. Vetë kardinali e kujtoi këtë fakt, duke nënvizuar, në predikimin e tij, se kisha "duhej të përfaqësonte fundin shpirtëror të kësaj dhune dhe ardhjen e një paqeje të drejtë, një paqeje të themeluar jo vetëm mbi armëpushime ose marrëveshje politike, por mbi të vërtetën, dinjitetin dhe drejtësinë".

Dëshmi e gjallë e qëndrueshmërisë dhe e shpresës

Marrja në zotërim e kësaj Kishe, vërejti kardinali i ri Bychok, do të thotë "të përqafosh një lidhje të thellë me brezat e besimtarëve që u mblodhën këtu, veçanërisht ata që kanë mbartur kryqin e mërgimit, të persekutimit dhe të zhvendosjes. Shën Sofia është më shumë se ndërtesë. Është dëshmi e gjallë e qëndrueshmërisë dhe e shpresës së popullit ukrainas".

Kardinali Bychok siguroi më pas se ndihet i përfshirë nga "një mision i ripërtërirë": "Të jetë  urë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, të së kaluarës dhe të së ardhmes, qiellit dhe tokës". "Nuk mund ta  bëj vetëm, por me të ju të gjithë", u tha besimtarëve të shumtë, të pranishëm brenda Kishës dhe në oborrin e Shën Sofisë.

Duke ecur së bashku me ata që vuajnë

Së bashku - u tha besimtarëve që e ndiqnin me përshpirtëri - jemi të thirrur ta shpallim Krishtin e Ngjallur me jetën tonë". E më pas, duke kujtuar atë që tha Papa Leoni XIV në fillim të papnisë, nënvizoi: “Kisha duhet të jetë  shenjtërore shprese, zë paqeje dhe dritë, që asnjë errësirë ??nuk do të mund ta mposhtë”. Fjalë që tingëllojnë si “sfidë” për të qenë të guximshëm në fe e të butë në dashuri, për të ecur me ata që vuajnë dhe për ta rrezatuar praninë e Krishtit në çdo cep të botës.

Gjaku i martirëve

Duke menduar pikërisht për ata që vuajnë, Kardinali Bychok kujtoi shumë viktima të konfliktit, dhunës dhe zhvendosjes në Ukrainë dhe në vende të tjera lufte, si Lindja e Mesme dhe Afrika: “Ju nuk jeni harruar”, u tha ai.

“Gjaku i martirëve është fara e Kishës. Nga flijimi i tyre do të lulëzojnë jeta e re, thirrje të reja, shenjtëri e re”, shtoi kard. Bychok, duke përfunduar homelinë me besimin se “kjo Bazilikë e Shën Sofisë do të vazhdojë të jetë farë e fesë së krishterë, farë uniteti dhe shprese për Kishën Ukrainase, për të gjithë Kishën Katolike e edhe për botën”.

Titulli i Shën Sofisë

Titulli kardinalor i Shën Sofisë në Via Boccea, në Romë, i lidhur me Bazilikën Greko-Katolike Ukrainase të Shën Sofisë, u krijua në vitin 1985 nga Papa Gjon Pali II, që ia besoi kreut dhe atit të atëhershëm të Kishës Greko-Katolike Ukrainase, Fortlumturisë së Tij Myroslav Ivan Lubachivsky. I njëjti titull iu dha, në vitin 2001, pasardhësit, Fortlumturisë së Tij Liubomyr Husar, i cili ndërroi jetë në vitin 2017.

Kardinali Mykola Bychok, i shtatëti në historinë e Kishës Ukrainase, u krijua kardinali i tretë me titullin e kësaj bazilike. Duhet theksuar se Fortlumturia e Tij Josyf Slipyj kishte titullin e Kishës së Shën Atanasisit, ku kremtohen shërbesat fetare sipas ritit bizantin. Kardinali i parë në historinë e Kishës Ukrainase, Mitropoliti Isidori i Kievit, i përkiste rangut të kardinalëve-ipeshkvij me titullin e dioqezës periferike të Sabinës.

23 qershor 2025, 12:05