MAP

Jubileu Kombëtar i bamirësisë dhe i të sëmurëve të Kishës në Shqipëri në Rrëshen

Me qindra Persona me Aftësi Ndryshe, shoqëruar nga familjarë, meshtarë, motra rregulltare, vullnetarë dhe staf mjekësor, pjesëmarrës nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë, kremtuan në Jubileun Kombëtar të Bamirësisë dhe të të Sëmurëve kremtuar në Rrëshen.

R.SH. - Vatikan

Me qindra Persona me Aftësi Ndryshe, shoqëruar nga familjarë, meshtarë, motra rregulltare, vullnetarë dhe staf mjekësor,  pjesëmarrës nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë, kremtuan Jubileun e Bamirësisë dhe të të Sëmurëve në Rrëshen. Jubileu i të Sëmurëve dhe i Botës së Shëndetësisë është pjesë e një sërë ngjarjesh që zhvillohen gjatë Vitit Jubilar 2025, i cili ka si temë "Shtegtarë të shpresës". Ky Jubile synon të jetë një moment takimi dhe bashkëndarjeje për të gjithë ata që përballen me sfidat e sëmundjes dhe për ata që i mbështesin në rrugëtimin e tyre. Po më hollësisht për Jubileun e Bamirësisë dhe të të Sëmurëve që u mbajt në Shqiprëo, nga Vau-Dejës na njofton Violeta Marashi:

Violeta Marashi:

JUBILEU I BAMIRËSISË DHE I TË SËMURËVE

Në kuadër të Vitit Jubilar “Shtegtarë të Shpresës”, këtë fundjavë Dioqeza e Rrëshenit u shndërrua në vendin mikpritës për Jubileun e Bamirësisë dhe të të Sëmurëve. Nën organizimin e kësaj dioqeze dhe me mikpritjen e Bariut të saj, Imzot Gjergj Meta qindra Persona me Aftësi Ndryshe pjesëmarrës nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë, shoqëruar nga familjarë, meshtarë, motra rregulltare, vullnetarë dhe staf mjekësor shtegtuan drejt Pallatit të Sportit të Rrëshenit për të bashkëndarë këtë ditë që iu kushtohet pikërisht këtyre personave që çdo ditë të jetës së tyre mbartin mbi vete vuajtjet shëndetësore ku Kisha katolike iu ofron mundësinë e lehtësimit të dhimbjes dhe bashkëndarjen e shpresës si shtegtarë të shpresës.

Mesha e Shenjtë u drejtua nga Imzot Simon Kulli, ipeshkëv I Sapës dhe Përgjegjës I Komisionit të Shëndetësisë pranë Konferencës Ipeshkvore, në bashkëkremtim me ipeshkvinjtë e tjerë të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Imzot Simon Kulli ju kujtoj të pranishëmve se janë dhe do të jenë gjithnjë në vëmendjen e kishës. Ky jubile është jubile I shpresës së vërtetë që na bën të ecim së bashku pas Jezusit. Ju jeni pjesë e familjes sonë. Ju na transmetoni dashurinë e vërtetë të krishterë.

E në emër të Kishës ai shprehi falenderimin për të gjithë ato që ju shërbejnë dhe kujdesen për këto personat që gjenden në vuatje, dhe së shërbimi i tyre nuk është i lehtë, por ato që ndihmojnë këtë kategori janë martirë të ditëve të sotme. Përmes këtij shërbimi secili takon Krishtin dhe i shërben Krishtit – perfundoi Imzot Simoni.

Ceremonia e kësaj dite vazhdoi edhe me aktivitete të tjera argëtuese ku protagonist ishin vetë Personat me Aftësi Ndryshe ku sollën dëshmi, ngjarje të jetuara, muzikë dhe aktrim, të cilët i dhanë shkëlqim dhe bukuri kësaj dite kushtuar enkas për to.

nga Vau-Dejës Violeta Marashi

16 qershor 2025, 15:19