杏MAP导航

K?rko

2020.03.15 BUON PASTORE

T? meditojm? me Ungjillin e s? diel?s s? 4-t? t? Pashk?ve: Krishti na jep jet?n e pasosur

O Jezus, po edhe mes zhurm?s/gjithnj? t? d?gjoj; /me z?rat e bot?s, /z?rin t?nd s’e ngat?rroj! /?sht? z?ri i Bariut/Q? m? njeh e m? don, /?sht? z?ri i Zotit, /q? kurr? s’m? harron! /Esht? z?ri i Qengjit, /q? shtegun ma hap,kur s’di ku t? shkel/ m? prin prap e prap…/E vjen tek un?, /si drita n? err?sir?. /P?rpara p?rher?, /m’hap udh?n e mir?. P?r ty jeta ime e di, ?sht? e ?muar

R.SH. - Vatikan

Në të Dielën IV pas Pashkëve, kushtuar thirrjeve në jetën meshtarake e rregulltare, Ungjilli sipas Gjonit, në kreun 10 (27-30), na paraqet Bariun e Mirë, i cili na kërkon t’i besojmë, t’i besojmë dashurisë së Tij për ne, që është e përhershme e nuk mungon kurrë. Por, ky besim nuk është pasiv. Të gjithë jemi të thirrur të japim kontributin tonë, secili sipas aftësive, në planin e Tij të shëlbimit të botës. Të ndjekim pjesën ungjillore…

Në atë kohë, Jezusi tha: “Dhentë e mia e dëgjojnë zërin tim; unë i njoh dhe ato vijnë pas meje. Unë u jap jetën e pasosur, kurrë nuk do të sharrojnë: askush nuk do t’i rrëmbejë prej dorës sime. Ati im që m’i dha, është më i madh se të gjithë dhe askush s’mund t’i rrëmbejë nga dora e Atit. Unë dhe Ati jemi një”.

Të lutemi së bashku

Një lumë fjalësh

rrëmbyeshëm më sulmon.

Një përrua tingujsh,

më josh e më shurdhon!

Rrebesh mesazhesh,

m’vërshon përmbi shpirt,

e krejt ma trazon,

dëshirën e dlirtë.

Po edhe mes zhurmës

gjithnjë të dëgjoj;

me zërat e botës,

zërin tënd s’e ngatërroj!

Është zëri i Bariut

Që më njeh e më don,

është zëri i Zotit,

që kurrë s’më harron!

Eshtë zëri i Qengjit,

që shtegun ma hap,

kur s’di ku të shkel

më prin prap e prap…

E vjen tek unë,

si drita në errësirë.

Përpara përherë,

m’hap udhën e mirë.

Për ty jeta ime

e di, është e çmuar:

Ti gjakun mbi kryq,

për mua ke dhuruar!

Ndaj, Zot, jam i gatshëm

Mes botës së shqetë,

të eci mbas Teje:

Më ço ku do vetë!

10 maj 2025, 10:50