MAP

2025.05.14 Vangelo della V domenica di Pasqua

Të meditojmë me Ungjillin e së dielës së 5-të të Pashkëve: duajeni njëri-tjetrin

Çasti është ai solemn e dramatik/në të cilin çdo fjalë fiton/një forcë e një kuptim të veçantë./Ti o Krisht po shkon drejt vdekjes/e çka na beson/është testament i vërtetë./Ti na kërkon ta duam njëri-tjetrin,/me masën, të cilën Ti vetë e dëshmon/me Mundimet e Vdekjen tënde:/pa limite, pa barriera,/ pa kufij, deri në fund./Do të jetë kjo shenja/e vërtetë se të përkasim,/se jemi dishepujt e tu./Ti o Jezus kërkon do t’i dhurojmë dashuri njëri-tjetri/në jetën e përditshme,/me thjeshtësi e përvujtëri

R.SH. - Vatikan

Ungjilli i së Dielës V pas Pashkëve, marrë nga kreu 13 i shën Gjonit, na transmeton testamentin e Jezu Krishtit. Ai u flet dishepujve të vet, të shqetësuar nga prania e Judës. Por u flet edhe dishepujve të sotëm, që e jetojnë periudhën e Pashkëve, në kërkim të një orientimi. Këtu gjejmë përgjigje për pyetjet: çfarë i ndodh Jezusit? Do të kthehet? Si ta takojmë? Ç’duhet të bëjmë tani? Ungjilli na jep një përgjigje të thjeshtë, një urdhërim të ri: “Duajeni njëri-tjetrin, ashtu siç ju kam dashur unë ju”. Të ndjekim pjesën ungjillore nga Gjoni:

Pasi Juda doli përjashta, Jezusi tha: “Tani u lavdërua Biri i njeriut! Edhe Hyji u lavdërua në të! Nëse Hyji u lavdërua në të, edhe Hyji do ta lavdërojë atë në vetvete. Po, madje menjëherë do ta lavdërojë!. Fëmijëzit e mi! Edhe pak kohë jam me ju! Do të më kërkoni, por, sikurse u thashë judenjve, tani po ju them edhe juve: ku unë po shkoj, ju nuk mund të vini.
Po ju jap një urdhër të ri: Duani njëri-tjetrin! Sikurse unë ju desha ju, duani edhe ju njëri-tjetrin! Nëse e doni njëri-tjetrin, të gjithë do t’ju njohin se jeni nxënësit e mi.”

Të lutemi së bashku

Çasti është ai solemn e dramatik

në të cilin çdo fjalë fiton

një forcë e një kuptim të veçantë.

Ti o Krisht po shkon drejt vdekjes

e çka na beson

është testament i vërtetë.

 

Ti na kërkon ta duam njëri-tjetrin,

me masën, të cilën Ti vetë e dëshmon

me Mundimet e Vdekjen tënde:

pa limite, pa barriera,

pa kufij, deri në fund.

Do të jetë kjo shenja

e vërtetë se të përkasim,

se jemi dishepujt e tu.

 

Jo kremtimet spektakolare,

as takimet plot entuziazëm,

as asambletë festive,

por dashuria, që do t’i dhurojmë njëri-tjetrit

në jetën e përditshme,

me thjeshtësi e përvujtëri,

me gëzim e impenjim,

me liri e guxim,

me dhembshuri e mëshirë.

 

Kjo dashuri është

“prova e nëntës”:

jo ndonjë patentë katolicizmi,

jo thjesht doktrinë,

jo deklaratë feje a diçka e moralshme.

Është dashuria, që na dëshmove,

është dashuria, që jetojnë dishepujt.

17 maj 2025, 09:14