MAP

2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtorët e javës 25 maj – 1 qershor

E diel 25 maj, Kisha katolike kremton të Dielën e 6-të të Pashkëve, ciklit të tretë 'C'. E gjithnjë më 25 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Gregorin VII, Papë, shën Bedën, që njihet me atributin “Venerabile” - “i Nderuar” - meshtar murg e dijetar i Kishës

R.SH. - Vatikan

E diel 25 maj, Kisha katolike kremton të Dielën e 6-të të Pashkëve, ciklit të tretë 'C'. E gjithnjë më 25 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Gregorin VII, Papë, shën Bedën,që njihet me atributin “Venerabile” - “i Nderuar” - meshtar murg e dijetar i Kishës, shën Marinë Madalenë de’Pazzi, virgjër.

Të hënën më 26 maj, kalendari kishtar përkujton shën Filip Nerin, meshtar e themelues i Kongregatës së Meshtarëve të Oratorit, shën Eleuterin papë dhe Shën Simetrin, martir.

Të martën më 27 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Agostinin, kryeipeshkëv i Kanterbërit e shën Eutropin. 

Të mërkurën më 28 maj,  kalendari kishtar përkujton Shën Gjermanin, ipeshkëv i Parisit. .

Të enjten më 29 maj,, sipas kalendarit kishtar përkujton Shën Ursulën Ledohovska, themeluese e motrave Orsoline të Zemrës së Jezusit në agoni.

Të premten më 30 maj, kalendari përkujton Shën Zhanën d’Ark, virgjër dhe Shën Ferdinandin, mbret i Kastiljes.

Të shtunën më31 maj, më 31 maj,  bie festa e vizitës që e Lumja Mari Virgjër i bëri kushërirës së vet Elizabetës, kjo festë njihet me emrin Pasia e Virgjrës Mari. Kjo festë na kujton Pasinë e së Lumes Mari Virgjër te Shën Elizabeta, nga e cila lind ‘Madhërimi’, ‘Magnificat’, kënga e cila madhëron të Gjithëpushtetshmin Zot për punët e mëdha që kryen në jetën e bijve të vet.

Të dielën e ardhshme më 1 qershor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e të Shëlbuemit, sikur njihet tek shqiptarët festa e Të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell.

25 maj 2025, 09:48