Lutje për një Papë Shenjt
 O Zot, Jezu Krisht,/që ne na do fort:/Ti Atë i Kishës,/Po vijmë prap tek Ti/ në këto kohë plot zymti,/kur lufta s’pushon/e n’botë s’ka qetësi!.../¶Ùë°ù²µ´Çna, prej qielli/një fjalë hyjnore:/e prap një Papë,/për zemrën njerëzore!/E presim prej Teje/Bariun me guxim/me zemër e mend/e zjarr e besim./Bari i Ungjillit,/si vala nga deti/Pasardhës i Shën Pjetrit/ me shpirt uniteti.
R.SH. / Vatikan
Lutje për një Papë Shenjt
O Zot, Jezu Krisht,
që ne na do fort:
Ti Atë i Kishës,
bari i pamort!
Po vijmë prap tek Ti
në këto kohë plot zymti,
kur lufta s’pushon
e n’botë s’ka qetësi!
E kur prap e humbëm
Papën që na la shkret
në pritje të një tjetri,
t’një biri të vet!
Dërgona, prej qielli
një fjalë hyjnore:
e prap një Papë,
për zemrën njerëzore!
E presim prej Teje
Bariun me guxim
me zemër e mend
e zjarr e besim.
Që, krejt i pathyeshëm
t’na prijë përsëri
në këtë kohë të zezë
si prin një bari!
Bari i Ungjillit,
si vala nga deti
Pasardhës i Shën Pjetrit
me shpirt uniteti.
Amen.
08 maj 2025, 15:08