MAP

Imzot Rrok Gjonlleshaj, kryeipeshkëv i Tivarit Imzot Rrok Gjonlleshaj, kryeipeshkëv i Tivarit

Imzot Rrok Gjonlleshaj: mirënjohje dhe emocion për Papën Leoni XIV

Kryeipeshkvi i Tivarit shpreh emocionet, në emër të gjithë bashkësisë katolike, për zgjedhjen e Atit të Shenjtë Robert Francis Prevost, në këtë kohë të veçantë kur njerëzimi ka etje për shpresë e për të vërtetën. U kërkon besimtarëve ta shoqërojnë me lutje

R.SH. – Vatikan

         Me mirënjohje, kryeipeshkvi i Tivarit, në Malin e Zi, imzot Rrok Gjonlleshaj, shpreh gëzimin e tij e të gjithë bashkësisë katolike për zgjedhjen e Papës Leoni XIV, të cilin e quan “guri i themelit për bashkimin e Kishës”, shenjë uniteti, pajtimi e kujdesi për më të fundmit e shoqërisë. Duke i bërë urimet për shërbesën e tij pjetrine, ai u kërkon të gjithë besimtarëve ta shoqërojnë me lutje dhe të frymëzohen nga fjalët e tij për të qenë ndërtues të paqes.

Ja urimi i imzot Rrok Gjonlleshajt…

Dëgjoni imzot Gjonlleshajn...
09 maj 2025, 11:42