Imzot Gjergj Meta: Leoni XIV shërbëtor i besimit dhe gëzimit
Imzot Gjergj Meta: Leoni XIV shërbëtor i besimit dhe gëzimit tonë, për Kishë që kthehet në tharm bashkimi, uniteti e vatër paqeje për gjithë botën
R.SH. / Vatikan
Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, pas pjesëmarrjes së djeshme në Meshën e fillimit të shërbesës pjetrit të Papës së ri në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në dëshminë e tij për Radio Vatikanit Vatican News ndalet te figura e Leonit XIV, shërbëtor i besimit dhe gëzimit, me të cilin nis një rrugëtim i ri për Kishën dhe për njerëzimin, me thirrjet për Paqe në vatrat e konflikteve të sotme. Leoni XIV do një Kishë që të kthehet në “tharm” uniteti dhe dashurie, vatër paqeje për gjithë botën. Ta dëgjojmë imzot Gjergj Metën:
19 maj 2025, 11:20