MAP

Imzot Gjergj Meta Imzot Gjergj Meta

Imzot Gjergj Meta: gjithë të krishterët, dëshmitarë të Ngjalljes së Krishtit

“Pashkët janë antikorp kundër vdekjes”: këtë nënvizon kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ndërsa u uron gjithë të krishterëve Pashkët, që sivjet bien në të njëjtën ditë për katolikë, ortodoksë e ungjillorë. Imzot Meta vë në dukje problemet e konfliktet aembanë botës, duke u kërkuar besimtarëve të kenë shpresë në Ngjalljen e Krishtit

R.SH. – Vatikan

Sivjet, Pashkët kremtohen në të njëjtën ditë si nga katolikët, ashtu edhe nga ortodoksët e ungjillorët. Është kjo arsyeja, për të cilën Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, në mesazhin e tij për Pashkët e sivjetme, i uron gjithë të krishterët, duke bërë thirrje për ta dëshmuar Ngjalljen e Krishtit së bashku.

Gjithashtu, ai vë në dukje se këto Pashkë kremtohen në një vit, që shënon një përvjetor të rëndësishëm, atë të 1700-vjetorit të Koncilit të Nikesë, i cili i dha Kishës besojmën e shqiptuar edhe sot e kësaj dite në çdo meshë. Kjo besojmë i bashkon të gjithë ata që ndjekin Krishtin, duke marrë shpresë nga ringjallja e Tij edhe për zgjidhjet e problemeve të kësaj bote, ashtu siç uron imzot Gjergj Meta. Ta dëgjojmë:

imzot Gjergj Meta

 

19 prill 2025, 10:55