ÐÓMAPµ¼º½

Imzot Dodë Gjergji Imzot Dodë Gjergji

Imzot Dodë Gjergjit: Pashkët kërkojnë të kemi përgjegjësi për vendin tonë

Imzot Dodë Gjergji: edhe pse kjo Pashkë na gjen në një botë të përgjakur, në një Europë të përçarë dhe në një Kosovë që rënkon nën barrën e papërgjegjësisë politike, pasigurisë për të ardhmen dhe ndarjeve të panevojshme, jemi të ftuar të ruajmë qetësinë e shpirtit, shkëlqimin e shpresës dhe ngushëllimin e fesë. Sepse ne, që kemi besuar në Krishtin e Ngjallur, jemi të thirrur të bëhemi forca që i qëndron kohës, sado e vështirë të jetë ajo.

R.SH. - Vatikan

Mesazhi i ipeshkvit të dioqezës së Prizren-Prishtinë, imzot Dodë Gjergi për Pashkët 2025. "Edhe pse kjo Pashkë na gjen në një botë të përgjakur, në një Europë të përçarë dhe në një Kosovë që rënkon nën barrën e papërgjegjësisë politike, pasigurisë për të ardhmen dhe ndarjeve të panevojshme, jemi të ftuar të ruajmë qetësinë e shpirtit, shkëlqimin e shpresës dhe ngushëllimin e fesë. Sepse ne, që kemi besuar në Krishtin e Ngjallur, jemi të thirrur të bëhemi forca që i qëndron kohës, sado e vështirë të jetë ajo. Pashkët e Zotit tonë Jezu Krisht, që na mbushin me dashuri, shpresë dhe gëzim", pohon imzot Dodë Gjergji, ta dëgjojmë mesazhin e tij:

Dodë Gjergji
19 prill 2025, 16:15