ÐÓMAPµ¼º½

Një Kishë në Sudanin e Jugut Një Kishë në Sudanin e Jugut

Sudani i Jugut: Kisha katolike e shqetësuar për krizën politike në vend

Kisha Katolike e Sudanit të Jugut ka shpreh shqetësimin e saj për krizën e rëndë politike dhe të sigurisë në vend, pas arrestimit të zëvendëspresidentit Riek Machar. Kryeipeshkvi imzot Stephen Ameyu Martin denoncoi përkeqësimin e situatës, me përleshje midis forcave qeveritare dhe opozitës, arrestime të liderëve politikë dhe zhvendosje të civilëve. Kisha katolike bën thirrje për moderim dhe respektimin e marrëveshjeve të paqes, duke dënuar ndërhyrjen ushtarake të Ugandës.

R.SH.  / Vatikan

Kisha Katolike e Sudanit të Jugut ka shprehur shqetësimin e saj për krizën e rëndë politike dhe të sigurisë në vend, pas arrestimit të zëvendëspresidentit Riek Machar. Kryeipeshkvi imzot Stephen Ameyu Martin denoncon përkeqësimin e situatës, me përleshje midis forcave qeveritare dhe opozitës, arrestime të liderëve politikë dhe zhvendosje të civilëve. Kisha katolike bën thirrje për moderim dhe respektimin e marrëveshjeve të paqes, duke dënuar ndërhyrjen ushtarake të Ugandës.

"Veprime të tilla rrezikojnë ta shndërrojnë vendin tonë të dashur në një fushë beteje për interesa të jashtme", tha kryeipeshkvi Ameyu Martin. Prelati paralajmëroi për pasojat katastrofike të kthimit të dhunës në shkallë të gjerë dhe u bëri thirrje liderëve politikë për dialog. Kisha katolike e Sudanit të Jugut u ofrua si ndërmjetëse dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të kundërshtojë luftën. 

31 mars 2025, 13:08