MAP

2025.03.05 I vescovi europei in preghiera per la pace in Ucraina e Terra Santa

Ipeshkvijtë evropianë luten për paqe në Ukrainë dhe në Tokën Shenjte

Gjatë gjithë Kohës së Kreshmëve, anëtarët e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (CCEE) mblidhen në një "Zinxhir Eukaristik" për t’i kërkuar Hyjit të Gjithëpushtetshëm paqen e drejtë dhe të qëndrueshme. Gjithashtu, ata u bëjnë thirrje të gjithë katolikëve evropianë të luten për shëndetin e Papës Françesku

R.SH. – Vatikan

 Nga e Mërkura e Përhime e gjatë gjithë Kreshmëve, Kisha në Evropë mblidhet rreth tryezës eukaristike që të lutet për paqen. Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore Evropiane (CCEE), të gjithë anëtarët - pra, edhe ipeshkvijtë në trevat shqiptare - duhet të organizojnë të paktën një meshë, ku besimtarët të luten për viktimat e luftës dhe t’i kërkojnë Zotit "një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, veçanërisht për Ukrainën dhe Tokën Shenjte".

Shenjë shprese për Evropën

Ky lloj "Zinxhiri Eukaristik" – siç e kanë quajtur – ka për qëllim të bëhet përvojë bashkimi dhe shenjë e dukshme shprese për të gjithë kontinentin evropian; kohë lutjeje, agjërimi dhe lëmoshe “për t'u ndierë të gjithë vëllezër dhe për t’iu lutur Hyjit që t'i japë fund luftës”.

Thirrje që të lutemi për Papën

Në këto ditë vuajtjeje dhe sëmundjeje, shkruajnë së fundi ipeshkvijtë evropianë, përsërisim thirrjen tonë që të lutemi për shëndetin e Papës Françesku.

05 mars 2025, 13:44