杏MAP导航

K?rko

Kryetari i Konferenc?s Ipeshkvore t? Kish?s katolike t? Shqip?ris?, e ipeshkvi i Rr?shenit, imzot Gjergj Meta n? takim me Pap?n gjat? Sinodit, n? tetor 2024, n? sall?n Pali VI n? Vatikan Kryetari i Konferenc?s Ipeshkvore t? Kish?s katolike t? Shqip?ris?, e ipeshkvi i Rr?shenit, imzot Gjergj Meta n? takim me Pap?n gjat? Sinodit, n? tetor 2024, n? sall?n Pali VI n? Vatikan

Imzot Meta: fal?nderojm? Zotin p?r 12-vjet sh?rbese t? Papa Fran?eskut dhe p?r d?shmin? e tij

Kryetari i Konferenc?s Ipeshkvore t? Kish?s katolike t? Shqip?ris?, imzot Gjergj Meta uron Papa Fran?eskun n? 12-vjetorin e sh?rbes?s pjetrine dhe i lutet Zotit ta bekoj?, n? m?nyr?n m? shum? i p?lqen Zotin, dhe Nan?s s? K?shillit t? Mir?, pajtores qiellore t? Shqip?ris? ta mbroj? gjithmon?. N? mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News, imzot Gjergj Meta p?rshkon pontifikatin e Atit t? Shenjt? Bergoglio, m?simet e tij t? ?mueshme e dhuratat e shumta p?r Kish?n e shoq?rin? e familjes njer?zore

R.SH. / Vatikan

Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Kishës katolike të Shqipërisë, e ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta uron Papa Françeskun në 12-vjetorin e shërbesës pjetrine dhe i lutet Zotit ta bekojë, në mënyrën më shumë i pëlqen Zotin, dhe Nanës së Këshillit të Mirë, pajtores qiellore të Shqipërisë ta mbrojë gjithmonë. Në mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News, imzot Gjergj Meta përshkon pontifikatin e Atit të Shenjtë Bergoglio, mësimet e tij të çmueshme e dhuratat e shumta për Kishën dhe shoqërinë e familjes njerëzore. Ta dëgjojmë imzot Gjergj Metën:

imzot Gjergj Meta

Janë 12 vjet të shërbese pjetrine të dendur, shumë aktive, shumë e fortë, shumë këmbëngulëse e Papa Françeskut. Ati I Shenjtë ngjalli te Kisha dëshirën që t’i drejtohet më së shumti atyre periferive ekzistenciale dhe gjeografike. Në fakt këtë e ka dëshmuar edhe udhëtimet e tij të shumta, sidomos në vende të largëta dhe në vende të varfra. Këtu nuk harrojmë edhe vizitën që ia bëri pikërisht në Shqipëri, më 21 shtator 2024, vendi i parë evropian që ai vizitoi.

Papa Françesku, në këto vite, ka dhënë dëshminë e një njeriu që këmbëngul dhe bënë atë beson. Na ka dhënë një mësim shumë të madh në promovimin e vëllazërisë sëpërgjithshme njerëzore edhe me nënshkrimin e dokumentit të Abu Dabit mbi vëllazërimin njerëzor për paqen dhe  bashkëjetesën botërore, nënshkruar më 4 shkurt 2019. Në përgjithësi këmbëngulja e tij për një vëllazëri të gjithë njerëzve. Po ashtu edhe promovimi tij dhe ngritja e zërit për paqen dhe kundër luftës e armatimeve edhe në konfliktet e kohëve të fundit në Ukrainë e në Gaza.

Është për tu nënvizuar se ky Papë ndriti në nivelin e diskutimit teologjik edhe mbrojtjen e ambientit. Pra, vërtet, janë të shumta gjërat që na ka dhuruar e ofruar Papa. Do të doja të evidentoja, në mënyrë të veçantë, dhuratën e kohëve të fundit që na bërë, e që është Sinodi mbi sinodalitetin, për një Kishë sinodale, misionare dhe të mëshirshme.

Pastaj, pas Sinodit të fundit, nga kemi edhe një reflektim në enciklikën e tij të fundit "Dilexit Nos", kushtuar dashurisë hyjnore të Zemrës së Krishtit, që në një farë mënyre shpreh esencën e pontifikatit të tij. Françesku nuk është një Papë vetëm në një dimension horizontal, për varfrit në dimensionet sociale, problemi i vëllazërisë së përgjithshme, apo çështja e luftës, e paqes, e ekologjisë etj..

Në të vërtet, me këtë letër enciklikë "Dilexit Nos", Papa duket sikur e kompletojë idenë e thelbin e pontifikatit të tij duke ia besuar gjithë Kishën Zemrës së Krishtit dhe duke nxitur kultin e dashurisë Hyjnore të Zemrës së Krishtit.

Së fundi, e kemi parë Papën që na ka dëshmuar edhe forcën, qëndresën dhe qetësinë e tij përgjatë këtyre ditëve të sëmundjes së tij në poliklinikën Ligemi. Dëshmia e Papa Françeskut është një dhuratë. Ne jemi lutur dhe vazhdojmë të lutemi çdo ditë për të, në mënyrë që Zoti i Jetës ta ndihmojë, t’i qëndrojë pranë që ai ta ushtrojë shërbesën pjetrine, në mënyrën më shumë i pëlqen Zotin.

13 mars 2025, 11:39