Myanmar, dhimbja e Kishës për vrasjen e Atë Ye Naing Win
R.SH. / Vatikan
“Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar”. Kardinali Charles Maung Bo, Kryeipeshkëv i Yangon dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Mianmarit, shprehu dhimbjen e tij të thellë dhe të gjithë Kishës vendase për vrasjen brutale të Atë Donald Martin Ye Naing Win, më 14 shkurt.
U vra në famulli
Rregulltari 44-vjeçar u qëllua për vdekje teksa po kryente misionin në famullinë e tij kishtare kushtuar Zojës Lourdë, në fshatin Kan-Gyi-Daw, në rajonin Sagaing, një nga rajonet më të përfshira në luftën civile, që po e dërmon vendin e Azisë Juglindore.
Jepini fund dhunës!
“Gjaku dhe flijimet e njerëzve të panumërt të pafajshëm, duke përfshirë edhe Atë Donald Martin Ye Naing Win, shërbefshin si flijim për t'i dhënë fund dhunës që po ndodh në mbarë vendin”- shtoi Kardinali. “Duke mësuar nga këto përvoja të tmerrshme që hasëm, ne mund ta rizgjojmë frymën vëllazërore dhe të bëjmë një thirrje të fuqishme, për t'i dhënë fund dhunës”.
Nuk duhet harruar!
Prelati i Yangon kujtoi edhe se krimi i kryer kundër fratit të ri, nuk është diçka që mund të harrohet lehtë: “Prandaj - paralajmëroi - u bëjmë thirrje përgjegjësve të marrin masat e duhura dhe të sigurojnë zbatimin e drejtësisë, në mënyrë që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten më në të ardhmen”.
Imzot Tin Win: "Ulini armët!"
Imzot Mark Tin Win, Kryeipeshkëv i Mandalay, gjatë predikimit në funeralin e ndjekur në fshatin e lindjes së viktimës, u bëri thirrje të gjitha grupeve të armatosura për t’i ulur armët dhe për të nisur rrugën e pajtimit. Ishte thirrje që dilte nga zemra e gjithë dioqezës së meshtarit të vrarë...
Arrestohen dhjetë të dyshuar
Ndërkohë, dhjetë vetë të dyshuar për kryerjen e krimit u arrestuan nga ushtarët e Forcave të Mbrojtjes Popullore, që kundërshtojnë juntën ushtarake dhe kontrollojnë të gjithë rajonin,