Imzot Meta: Papa shembull inkurajues, të lutemi për shëndetin e tij
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku vazhdon shërimin në poliklinikën romake Gemelli,rrethuar nga dashuria, afërsia dhe lutja e pareshtur e besimtarëve nga të katër anët e botës. Që kur, më 14 shkurtin e kaluar, Ati i Shenjtë është shtruar në spital, besimtarë katolike kudo në botë vazhdojnë t’i lutën Zotit për shëndetin e Papës Françesku.
Kështu, në bashkimin shpirtëror me besimtarët e Kishës katolike në mbarë botën, edhe "Konferenca Ipeshkvore e Kishës Katolike e Shqipërisë ka vendosur që ditën e Enjte, më datë 27 shkurt 2025, t’ia kushtojë lutjes për shëndetin e Papa Françeskut. Për ne shembulli i Papa Françeskut, edhe në përballimin e sëmundjes, është shembull inkurajues. T’i lutemi Hyjit për Papën që t’i qëndrojë pranë në këto momente kritike për shëndetin e tij dhe t’ia besojmë Nanës së Këshillit të Mirë jetën e tij me lutjen dhe afërsinë tonë shpirtërore", pohon Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë e ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta:
Prot. Nr. 15/2025
Rrëshen 25 shkurt 2025
Të dashur vëllezër e motra në Krishtin,
Duke ndjekur me kujdes ecurinë e shëndetit të Papa Françeskut, i cili këto ditë ndodhet i shtruar në Spitalin “Gemelli” në Romë, në një situatë kritike për jetën, Konferenca
Ipeshkvore e Shqipërisë ka vendosur që ditën e Enjte datë 27 shkurt 2025 t’ia kushtojë lutjes për shëndetin e Papa Françeskut.
T’i lutemi Hyjit për Papën që t’i qëndrojë pranë në këto momente kritike për shëndetin e tij e t’ia besojmë Nanës së Këshillit të Mirë jetën e tij me lutjen dhe afërsinë tonë
shpirtërore.
Duke qenë i sigurtë se në çdo Dioqezë, famulli, shtëpi rregulltare dhe familje do t’i përgjigjeni me bujari e përshpirtëri kësaj thirrjeje, për të shprehur bashkimin tonë si Kishë më
Atin e Shenjtë, ju përshëndes përzemërsisht,
Në Krishtin
+ Dom Gjergj Meta
Ipeshkëv i Rrëshenit
President i KISH-it