杏MAP导航

K?rko

Imzot Gjergj Meta, President i Konferenc?s Ipeshkvore Katolike t? Shqip?ris? e ipeshk?v i Rr?shenit Imzot Gjergj Meta, President i Konferenc?s Ipeshkvore Katolike t? Shqip?ris? e ipeshk?v i Rr?shenit

Imzot Meta: Papa shembull inkurajues, t? lutemi p?r sh?ndetin e tij

Konferenca Ipeshkvore e Kish?s Katolike e Shqip?ris? ka vendosur q? dit?n e Enjte, m? dat? 27 shkurt 2025, t’ia kushtoj? lutjes p?r sh?ndetin e Papa Fran?eskut. T’i lutemi Hyjit p?r Pap?n q? t’i q?ndroj? pran? n? k?to momente kritike p?r sh?ndetin e tij dhe t’ia besojm? Nan?s s? K?shillit t? Mir? jet?n e tij me lutjen dhe af?rsin? ton? shpirt?rore, pohon Presidenti i Konferenc?s Ipeshkvore Katolike t? Shqip?ris? e ipeshkvi i Rr?shenit, imzot Gjergj Meta

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku vazhdon shërimin në poliklinikën romake Gemelli,rrethuar nga dashuria, afërsia dhe lutja e pareshtur e besimtarëve nga të katër anët e botës. Që kur, më 14 shkurtin e kaluar, Ati i Shenjtë është shtruar në spital, besimtarë katolike kudo në botë vazhdojnë t’i lutën Zotit për shëndetin e Papës Françesku.

Kështu, në bashkimin shpirtëror me besimtarët e Kishës katolike në mbarë botën, edhe "Konferenca Ipeshkvore e Kishës Katolike e Shqipërisë ka vendosur që ditën e Enjte, më datë 27 shkurt 2025, t’ia kushtojë lutjes për shëndetin e Papa Françeskut. Për ne shembulli i Papa Françeskut, edhe në përballimin e sëmundjes, është shembull inkurajues. T’i lutemi Hyjit për Papën që t’i qëndrojë pranë në këto momente kritike për shëndetin e tij dhe t’ia besojmë Nanës së Këshillit të Mirë jetën e tij me lutjen dhe afërsinë tonë shpirtërore", pohon Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë e ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta:

Imzot Gjergj Meta

 

Prot. Nr. 15/2025

Rrëshen 25 shkurt 2025

 

Të dashur vëllezër e motra në Krishtin,

Duke ndjekur me kujdes ecurinë e shëndetit të Papa Françeskut, i cili këto ditë ndodhet i shtruar në Spitalin “Gemelli” në Romë, në një situatë kritike për jetën, Konferenca

Ipeshkvore e Shqipërisë ka vendosur që ditën e Enjte datë 27 shkurt 2025 t’ia kushtojë lutjes për shëndetin e Papa Françeskut.

T’i lutemi Hyjit për Papën që t’i qëndrojë pranë në këto momente kritike për shëndetin e tij e t’ia besojmë Nanës së Këshillit të Mirë jetën e tij me lutjen dhe afërsinë tonë

shpirtërore.

Duke qenë i sigurtë se në çdo Dioqezë, famulli, shtëpi rregulltare dhe familje do t’i përgjigjeni me bujari e përshpirtëri kësaj thirrjeje, për të shprehur bashkimin tonë si Kishë më

Atin e Shenjtë, ju përshëndes përzemërsisht,

 

Në Krishtin

 

+ Dom Gjergj Meta

Ipeshkëv i Rrëshenit

President i KISH-it

25 shkurt 2025, 11:04