MAP

Imzot Gjergj Meta me Papën Françesku gjatë Sinodit të tetorit të kaluar, në sallën Pali VI në Vatikan Imzot Gjergj Meta me Papën Françesku gjatë Sinodit të tetorit të kaluar, në sallën Pali VI në Vatikan

Imzot Gjergj Meta: Kisha në Shqipëri afër Papës me lutje e dashuri

Imzot Gjergj Meta: këtyre ditëve kemi ndjekur me kujdes lajmet rreth shëndetit tuaj pas shtrimit në spitalin “Gemelli” të Romës. Me këtë letër dëshiroj të përçoj ndjenjat e të gjithë ipeshkvijve të Konferencës tonë ipeshkvore dhe të katolikëve shqiptarë duke ju shprehur gjithë dashurinë tonë vëllazërore dhe bijësore. Bashkohemi në lutje me ju dhe me gjithë Kishën për një shërim sa më të shpejtë tuajin. Zoti i jetës ju qëndroftë pranë e Nana jonë qiellore ju mbrojtë!

R.SH. / Vatikan

E gjithë Kisha katolike në Shqipëri, me lutje e dashuri, është "afër" Papës Françesku, i cili këto ditë u shtrua në spitalin Gemelli, në Romë. Kështu shprehet Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, në një letër, duke i uruar Shenjtërisë së Tij shërim sa më të shpejtë. Në vijim, letra e Presidentit të Konferencës Ipeshkvore të Kishë Katolike të Shqipërisë, imzot Meta dërguar Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut.

Dëgjoni imzot Gjergj Metën...

I dashur Papa Françesku,

Gjatë këtyre ditëve kemi ndjekur me kujdes lajmet rreth shëndetit tuaj pas shtrimit në spitalin “Gemelli” të Romës.
Me këtë letër dëshiroj të përçoj ndjenjat e të gjithë ipeshkvijve të Konferencës tonë ipeshkvore dhe të katolikëve shqiptarë duke ju shprehur gjithë dashurinë tonë vllazërore dhe bijësore.

Bashkohemi në lutje me ju dhe me gjithë Kishën për një shërim sa më të shpejtë tuajin.

Zoti i jetës ju qëndroftë pranë e Nana jonë qiellore ju mbrojtë!

Vllazërisht në Krishtin

Dom Gjergj Meta

Ipeshkvi Rrëshenit

President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

15 shkurt 2025, 19:32