ÐÓMAPµ¼º½

Dita Botërore e të Sëmurëve në Sapë

Dita Botërore e të Sëmurëve në festën liturgjike të Zojës së Lurdit si në mbarë Kishën katolike universale , u kremtua edhe në Kishën Katedrale të Shenjtes Nënë Terezë në Vau-Dejës, ku me ftesë të ipeshkvit të Sapës, Imzot Simon Kullit, Meshën e Shenjtë e udhëhoqi Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, më prani të shumë besimtarëve.

R.SH. - Vatikan

Dita Botërore e të Sëmurëve në festën liturgjike të Zojës së Lurdit si në mbarë Kishën katolike universale, u kremtua edhe në Kishën Katedrale të Shenjtes Nënë Terezë në Vau-Dejës,  ku me ftesë të ipeshkvit të Sapës, Imzot Simon Kullit, Meshën e Shenjtë e udhëhoqi Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, më prani të shumë besimtarëve. Po më hollësisht nga Vau-Dejës njoftimi i Violeta Marashit

Violeta Marashit

E KREMTJA E ZOJËS SË LURDIT NË SAPË

Që me shfaqjen e Zojës së bekuar në shpellën e Lurdit në Francë në vitin 1858, ky vend mori përmasa të jashtëzakonshme duke u adhuruar si vendi i hireve, bekimeve dhe shërimeve të shumta, dhuruar nga Zoti. Prej vitesh 11 shkurti kremtohet si Dita e Zojës së Lurdit, dedikuar kryesisht të sëmurëve e cila u shpall nga Shën Gjon Pali II dhe u themelua edhe Dita Botërore e të Sëmurëve

Me mbarë Kishën universale edhe në Katedralen e Shën Nënë Tereza në Vau-Dejës, bashkuar me Papa Françeskun dhe me mbarë Kishën Katolike është kujtuar 11 shkurti.

Me ftesë të bariut të Sapës, Imzot Simon Kullit, Mesha e Shenjtë u udhëhoq nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj. Në praninë e shumë besimtarëve, të ftuar të veçantë ishin të sëmurët nga të gjitha famullitë e dioqezës sonë të shoqëruar nga meshtarët, motrat përgjegjëse në famulli, dhe nga të afërmit e tyre, ku kanë bashkëndarë lutjet me besimtarët e tjerë, duke i kërkuar Zotit ndihmë për t’i lehtësuar dhimbjet dhe vuajtjet e trupit.

Me të filluar kremtimi i shenjtë, Imzot Simoni falenderoi Imzot Arjanin që po e kryesonte këtë kremtim, e ndërsa ju uroj të gjithë të sëmurëve që t’ia besojnë Zojës së Bekuar shëndetin e tyre. Ndërsa në fjalën e tij Imzot Arjani tha se këtu në këtë dioqezë në të gjitha ditët e vitit ushtrohet vepra e bamirësisë në zemrat konkrete te njerëzve që kanë nevojë të preken nga vaji shërues i hirit të Zotit. Ky frut i zemrës së gjerë të barinjëve të kësaj dioqeze, bëhet një shenjë ngushëlluese për tërë kishën tonë. Ky kremtim merr akoma më shumë sot domethënie në këtë vit jubilar që Papa Françesku na ka ftuar të jemi shtegtarë të shpresës. Gjatë fjalës së tij Imzot Arjani theksoi edhe mesazhin e Atit të Shenjtë dedikuar të sëmurëve. Në sëmundjen tonë e në vuajtjet tona Krishti takohet me ne. Dhe ne shohim forcën shëruese, forcën e lumnueshme dhe forcën çliruese e lehtësuese të Krishtit shpëtimtar – përfundoi ipeshkvi.

Pas kremtimit të sofrës Eukaristike, Caritasi Dioqezan i Sapës shtroi një drekë vëllazërore për të gjithë të sëmurët, ku u argëtuan edhe nën tingujt e muzikës live.

nga Vau-Dejës Violeta Marashi

12 shkurt 2025, 15:47