Nikaragua: nga tre kuvende u dëbuan mbi 30 motra klarise
R.SH. / Vatikan
Në Nikaragua vazhdon represioni kundër Kishës katolike. Më shumë se 30 murgesha të Urdhrit të Shën Klarës, të njohura me emrin Klarise, u dëbuan nga tre Kuvende nikaraguane të Managuas, Matagalpes dhe Chinandeges gjatë natës ndërmjet 28 dhe 29 janarit.
Murgeshat u dëbuan nga Vendi
Në maj të vitit 2023, autoritetet e Managua-s vazhduan të shpërndajnë e mbyllin Shoqatën e Motrave Klarise Françeskane dhe nëntë entitete e organizata të tjera kishtare. Disa kongregata rregulltare të murgeshave u dëbuan pjesërisht ose plotësisht nga Nikaragua vitet e fundit, veçanërisht pas zgjedhjeve të diskutueshme të nëntorit 2021, në të cilat Daniel Ortega u rizgjodh president për një mandat të pestë, i katërti radhaz.
Shtypja e OJQ-ve
Masa të ngjashme u morën edhe në orët e fundit. Qeveria e Nikaraguas anuloi statusin ligjor të 10 shoqatave të tjera, që vepronin si organizata jofitimprurëse, duke e rritur, që nga dhjetori 2018, në më shumë se 5600 numrin OJQ-ve të ndaluara në vendin e Amerikës Qendrore.