杏MAP导航

K?rko

N? Nikaragua vazhdon represioni kund?r Kish?s (AFP ose licencuesit) N? Nikaragua vazhdon represioni kund?r Kish?s (AFP ose licencuesit)

Nikaragua: nga tre kuvende u d?buan mbi 30 motra klarise

N? vendin e Amerik?s Latine vijon shtypja e disidenc?s. Fati i murgeshave t? d?buara nga manastiret e Managuas, Matagalpas dhe Chinandegas ?sht? ende i pasigurt. N? maj 2023, autoritetet e Managuas shp?rndan? Shoqat?n e motrave klarise fran?eskane. Vitet e fundit disa nga kongregatat fetare t? murgeshave u d?buan pjes?risht ose plot?sisht nga vendi.

R.SH. / Vatikan

Në Nikaragua vazhdon represioni kundër Kishës katolike. Më shumë se 30 murgesha të Urdhrit të Shën Klarës, të njohura me emrin Klarise, u dëbuan nga tre Kuvende nikaraguane të Managuas, Matagalpes dhe Chinandeges gjatë natës ndërmjet 28 dhe 29 janarit.

Murgeshat u dëbuan nga Vendi

Në maj të vitit 2023, autoritetet e Managua-s vazhduan të shpërndajnë e mbyllin Shoqatën e Motrave Klarise Françeskane dhe nëntë entitete e organizata të tjera kishtare. Disa kongregata rregulltare të murgeshave u dëbuan pjesërisht ose plotësisht nga Nikaragua vitet e fundit, veçanërisht pas zgjedhjeve të diskutueshme të nëntorit 2021, në të cilat Daniel Ortega u rizgjodh president për një mandat të pestë, i katërti radhaz.

Shtypja e OJQ-ve

Masa të ngjashme u morën edhe në orët e fundit. Qeveria e Nikaraguas anuloi statusin ligjor të 10 shoqatave të tjera, që vepronin si organizata jofitimprurëse, duke e rritur, që nga dhjetori 2018, në më shumë se 5600 numrin OJQ-ve të ndaluara në vendin e Amerikës Qendrore.

31 janar 2025, 11:13