ÐÓMAPµ¼º½

MONS GEORGE FRENDO ARCIVESCOVO EMERITO DI TIRANA-DURAZZO ALBANIA MONS GEORGE FRENDO ARCIVESCOVO EMERITO DI TIRANA-DURAZZO ALBANIA

Imzot Frendo: Papa pritet me dashuri në Maltë

Nga Malta, ku ndodhet, tashmë, në pension, kryeipeshkvi i nderit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, tregon si e pret vendi vizitën e Papës Françesku, që do të fillojë nesër, 2 prill e do të përfundojë të dielën

R.SH. - Vatikan

 Kryepeshkvi i nderit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, tashmë në pension, ndodhet në Maltë, edhe ai si gjithë Kisha, në pritje të vizitës së Papës Françesku, i cili do të shkojë në vend, më 2 e 3 prill. Për Atin e Shenjtë, ky ishull është shumë i dashur, pasi kleri maltez kontribuon me shërbimin e tij kudo nëpër botë, siç dëshmon edhe detyra e mbuluar me vite nga vetë imzot Frendo në Shqipëri.

Papa është popullor në Maltë, nënvizon imzot Frendo, pasi të gjithë e dinë se ai është shumë i ndjeshëm dhe tregon vëmendje të jashtëzakonshme për njerëzit me probleme, si refugjatët, me të cilët do të takohet, por edhe për viktimat e padrejtësisë, popujt në luftë, si ai ukrainas. Pikërisht këto do të jenë edhe temat e udhëtimit të 36-të apostolik të Françeskut, që fillon nesër. Të dëgjojmë imzot George Frendon:

Të dëgjojmë imzot George Frendon

 

01 prill 2022, 11:00