MAP

2021.09.05 Messa apertura congresso eucaristico 2021.09.05 Messa apertura congresso eucaristico

Në Budapest filloi Kongresi Eukaristik, nё pritje tё Papës më 12 shtator

Prej sotit e deri të dielën e ardhshme, në Budapest mbahet Kongresi i 52 -të Ndërkombëtar Eukaristik, që do tё pёrfundojё nё praninё e Papёs Françesku me 12 shtator. Primati i Hungarisë, kardinali Erdő e paraqiti ngjarjen si: "Një shenjë e rilindjes pas më shumë se një viti pandemie". Tema e zgjedhur për Kongresin e Budapestit është “Janë në Ty, të gjitha burimet e mia”. Tingëllon si ftesë për të parë ç’është më e rëndësishme, sidomos në këtë periudhë pasigurie e frike.

R.SH. - Vatikan

Prej sotit e deri të dielën e ardhshme, kryeqyteti hungarez pret Kongresin e 52 -të Ndërkombëtar Eukaristik, që do tё pёrfundojё nё praninё e Papёs Françesku mё 12 shtator. Primati i Hungarisë, kardinali Peter Erdő, paraqiti programin e ngjarjes si: "Një shenjë e rilindjes pas më shumë se një viti pandemie". Meshёt, lutjet, dëshmitë, konferencat, ndërhyrjet nga patriarkët e udhëheqësit ekumenikë si dhe momentet muzikore, duke përfshirë një kremtim në gjuhën e romëve evropianë. Deri në ngjarjen më të pritur: kremtimin e 12 shtatorit me Papёn Françeskun.

Kanë kaluar 83 vjet nga hera e fundit që Hungaria organizoi një Kongres Ndërkombëtar Eukaristik (NEK). Siç dihet mbajtja e Kongresit tё 52-të Eukaristik Ndërkombëtar ishte planifikuar për në vitin 2020 por për shkak të pandemisë u shtye për një vit mё vonё. Në historinë e kongreseve që filluan më 1881, ndërprerjen e detyruara kanё ndodhur vetëm për shkak të luftës së parë dhe të dytë botërore. Pra, ёshtё hera e parë që një kongres Eukaristik Ndёrkombёtar pengohet nga një pandemi.

Programi i Kongresit të 52 -të Ndërkombëtar Eukaristik është i mbushur përplot me ngjarje, që filluan sot më 5 shtator e deri të dielën mё 12 shtator, mbledh së bashku, në Budapest, përfaqësues të të gjitha Kishave të botës, madje edhe nga vendet në konflikt.

Tema e zgjedhur për Kongresin e Budapestit është “Janë në Ty, të gjitha burimet e mia”. Tingëllon si ftesë për të parë ç’është më e rëndësishme, sidomos në këtë periudhë pasigurie e frike. Tema është marrë nga një Psalm (87), janë fjalë drejtuar Jeruzalemit: “Janë në Ty, të gjitha burimet e mia”. Natyrisht, duhet të mendojmë se gurra e të gjitha burimeve është Zoti,“janë në Ty, të gjitha burimet e mia” sidomos Eukaristia.

Kongresi Eukaristik Ndërkombëtar ka si qëllim të ripohojë fenё e besimtarëve, tё përforcoj identitetin e komunitetit të krishterë përmes një ungjillëzimit të ri, të thelloj lidhjen me Krishtin dhe me vëllezërit, të punoj për pajtimin midis popujve, të jetё një rast për përforcimin e dialogun midis të krishterëve. "Ne jemi të sigurt – pohojnё ipeshkvijtë e Hungarisë - se prania e Atit të Shenjtë Papё do të jetë një inkurajim dhe forcë e madhe shpirtërore për të gjithë ne, si dhe për pjesëmarrësit e Kongresit Eukaristik".

05 shtator 2021, 19:12