MAP

2024.03.29 Gesù Cristo la crocifissione

Zoja e Dhimbshme. Një nënë që qan të birin e vdekur dhe një Zot që zbret në errësirën tonë

Në ikonën e Nënës së Zotit, Zojës së Dhimbshme, e shkatërruar nga dhimbja për vdekjen e birit të saj, Jezusit mbi kryq, ndoshta është e mundur të gjesh disa thërrime drite për t'iu përgjigjur pyetjeve më të thella rreth dhimbjes së njerëzimit. Në atë imazh, në fakt, shohim një Zot që ka zbritur në errësirën tonë dhe që vjen të na kërkojë për të na kthyer në dritë. Je ti, o Zot, që më merr prej errësirës dhe për dore më nxjerr në dritë.

R.SH. / Vatikan

Liturgjia e Kishës pasi tregon Kryqin e Lumnueshëm të Krishtit, dje më 14 shator, sot më 15 shtator na fton të shikojmë edhe Nënën e Tij,  Marinë, të butë e të përvujtë. Ungjilli na e paraqet Marinë tek këmbët e Kryqit. E Jezusi i thotë Gjonit; “Ja, Nëna jote!”. Maria është Nënë, e kjo është edhe shpresa jonë. Ne nuk jemi jetimë, kemi Nëna: Nënën Mari.

Ungjilltarët tregojnë vetëm se Maria ishte pranë kryqit të Jezusit. Por edhe pse historia nuk ndalohet tek hollësitë, ne mund ta marrim me mend se Maria e shoqëroi të Birin deri në fund të fundit.

Zoja e Dhimbshme. Një nënë që qan të birin e vdekur dhe një Zot që zbret në errësirën tonë. Çfarë kuptimi ka vuajtja? Cila është domethënia e vdekjes? Pra, ku qëndron arsyeja e gjithë asaj që mohon të mirën dhe e bën ekzistencën të hidhur? Në ikonën e Nënës së Zotit, Zojës së Dhimbshme, e shkatërruar nga dhimbja për vdekjen e birit të saj, Jezusit mbi kryq, ndoshta është e mundur të gjesh disa thërrime drite për t'iu përgjigjur pyetjeve më të thella rreth dhimbjes së njerëzimit.

Në atë imazh, në fakt, shohim një Zot që ka zbritur në errësirën tonë dhe që vjen të na kërkojë për të na kthyer në dritë.Je ti, o Zot, që më merr prej errësirës dhe për dore më nxjerr në dritë. Nuk është vuajtja, në fakt, as plagët dhe dhimbja që përcaktojnë identitetin tonë, por gjurma e dashurisë së pafundme që mbartim brenda dhe që asnjë ngjarje nuk mund ta errësojë.

Zoja Mari e pikëlluar pranë djalit të vdekur Jezus në kryq na kujton se Virgjëra e Nazaretit, sot e kremtuar nga Kisha me titullin e Zojës së Dhimbjeve, në atë moment u "bashkua" me mundimet e Jezusit dhe me veprën e shpëtimit që po realizohej në Golgotë. Dhe ne me të.

"Po"-ja e shqiptuar nga Maria Virgjër para kryeengjëllit Gabriel nuk e çoi atë në një jetë privilegjesh, por në përvojën më të dhimbshme për një nënë: në sytë e botës, humbja e djalit është mohimi absolut i shpresës. Por ringjallja plotëson rrugën dhe i jep një kuptim të ri vuajtjes: vdekja është mundur, dhimbja hapet drejt përqafimit të pafund të Zotit. Zonja e Dhimbshme është aty, pranë Krishtit të Kryqëzuar për të na thënë jo vetëm se pas vuajtjes do të gjejmë dritën, por edhe se në dhimbje askush nuk është lënë vetëm.

Kujtimi liturgjik i sotëm, që e ka origjinën në devocionin popullor, u fut në kalendarin liturgjik romak nga Papa Pio VI në vitin 1814.

15 shtator 2025, 11:08