MAP

Kamera e një reporteri të vrarë në konfliktin në Gaza (AFP ose licencuesit) Kamera e një reporteri të vrarë në konfliktin në Gaza (AFP ose licencuesit)

Liria e shtypit në nivelin më të ulët në 50 vjet

Njoftimi vjen nga një raport i Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore (Idea), një institut kërkimor për demokracinë me qendër në Stokholm. Afganistani, Burkina Faso dhe Mianmari shënuan uljet më të ndjeshme. Në të njëjtën kohë, «një nga tre vende të Evropës ka shënuar një rënie të lirisë së shtypit», denoncon studimi. Një nga shkaqet e nivelit të ultë të lirisë së shtypit janë luftërat e vazhdueshme.

R.SH. - Vatikan

Liria e shtypit në mbarë botën ka rënë ndjeshëm gjatë pesë viteve të fundit, duke arritur nivelin më të ulët në 50 vjet. Është rezultat i raportit të publikuar sot nga Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore (Idea), një institut kërkimor për demokracinë me qendër në Stokholm. Afganistani, Burkina Faso dhe Mianmari, vende të raportuara tashmë si realitete kritike për këtë temë, kanë regjistruar rëniet më të rëndësishme: pasuar, sipas raportit, nga Koreja e Jugut, për të cilën janë në rritje « rastet e shpifjes» kundër gazetarëve dhe «bastisjet në banesat e tyre».

Gjendja aktuale e demokracisë në botë «është shqetësuese», tha sekretari i përgjithshëm i Idea, Kevin Casas-Zamora për agjencinë e lajmeve AFP. Më shumë se gjysma e vendeve të botës (54%) kanë shënuar një rënie në një nga pesë treguesit kryesorë të demokracisë midis 2019 dhe 2024, raporton studimi. Asnjëherë, shtoi Zamora, nuk ka pasur një përkeqësim «kaq akut».

Të lirohen gazetarët e burgosur dhe të mbrohet liria e shtypit

“Vuajtja e gazetarëve të burgosur i bën thirrje ndërgjegjes së Kombeve dhe bashkësisë ndërkombëtare, duke na kërkuar të gjithëve të mbrojmë pasurinë e çmuar të lirisë së shprehjes dhe të shtypit”. Me këto fjalë Papa Leoni XIV iu drejtua gazetarëve e përfaqësuesve tjerë të mediave, gjatë takimit në Sallën Pali VI në Vatikan më 12 maj 2025. Me atë rast Ati i Shenjtë Prevost përmendi të gjithë gazetarët e burgosur, për të cilët kërkoi të lirohen: "ata janë dëshmitarë të guximshëm, që mbrojnë dinjitetin, drejtësinë dhe të drejtën e popujve për t’u informuar, sepse vetëm popujt e informuar mund të zgjedhin lirisht”.

11 shtator 2025, 16:43