ÐÓMAPµ¼º½

Mё 4 shtator kalendari kujton Shenjtën Rozalia Virgjër e Palermos

Bija e një feudali fisnik, e la jetën oborrtare për ata vetmitare në Monte Pellegrino. Në 1624, ndërsa murtaja po përhapej në Palermo, shpirti i Rozalia iu shfaq në ëndërr një gruaje të sëmurë, dhe më pas një gjahtari. Rozalia i tregoi rrugën për të gjetur reliket e tij, duke i kërkuar që t'i barte në procesion nëpër qytetin që u pastrua dhe u çlirua nga murtaja.

R.SH. - Vatikan

 Shenjtja Rozalia VirgjÑ‘r, vetmitare nga Palermo (Palermo XII Shekull - † 4 shtator 1160).

Virgjëra oshënare e shekullit të dymbëdhjetë, Shenjtja Rozalia u bë pajtore qiellore e Palermos në vitin 1666 me kultin zyrtar përhapur në të gjithë Sicilinë. Vajzë e një feudali fisnik, Rozalia Sinibaldi jetoi në atë periudhë të lumtur të ripërtëritjes sÑ‘ krishterimi-katolik, të cilin mbretërit normanë e rivendosën në Sicili, pasi i patën dëbuar arabët që e kishin marrë atë nën sundim nga viti 827 deri në vitin 1072; duke favorizuar përhapjen e manastireve Baziliane dhe Benediktine.

Në këtë atmosferë të entuziazmit dhe ripërtëritjes shpirtërore fetare, vendoset thirrja oshÑ‘nare e gruas së re e cila e la jetën oborrtare dhe u tërhoq për t'u lutur në një shpellë në malin Pellegrino, ku, sipas traditës, Rozalia vdiq më 4 shtator tÑ‘ vitit 1160.

Në vitin 1624, ndërsa murtaja po shkatërronte popullin në Palermo, shpirti i Rozalies iu shfaq në ëndërr një gruaje të sëmurë, e më pas edhe një gjahtari. Këtij Rozalia ia tregoi rrugën për t’i gjetur reliket e saj, duke i kërkuar që t'i barte në procesion nëpër qytet. Kështu u bë: dhe aty ku kalonin eshtrat e saj, të sëmurët shëroheshin dhe qyteti u pastrua nga murtaja e u shërua brenda pak ditësh. Që atëherë, në Palermo, procesioni përsëritet çdo vit. Rozalia, u vendos në Martirologun Romak në vitin 1630 nga Papa Urban VIII. (nga Avvenire).

04 shtator 2025, 10:16