ÐÓMAPµ¼º½

24 milionë shtegtarë mbërritën në Romë për Jubileun e Shpresës

Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Ungjillëzimin ka bërë të ditura të dhënat mbi numrin e besimtarëve që kanë ardhur deri tani në shtegtimin jubilar në Romë

R.SH. / Vatikan

Kanë kaluar pak më shumë se tetë muaj që kur Papa Françesku, më 24 dhjetor 2024, hapi Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan, duke përuruar zyrtarisht Vitin e Shenjtë, dhe numri i shtegtarëve që kanë mbërritur në Romë për të kremtuar Jubileun e Shpresës arrin, sot, në 24 milionë. Kështu bën të ditur Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Ungjillëzimin.

Ndërkohë, të shtunën në orën 10.00, Papa Leoni XIV do të mbajë një audiencë jubilare në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, gjatë së cilës Porta e Shenjtë e Bazilikës vatikanase do të mbetet e mbyllur, por në fund të audiencës pjesëmarrësit do të mund ta kalojnë atë pa u regjistruar paraprakisht në portalin e regjistrimit për Jubileun

04 shtator 2025, 10:31