杏MAP导航

K?rko

24 milion? shtegtar? mb?rrit?n n? Rom? p?r Jubileun e Shpres?s

Dikasteri i Selis? s? Shenjt? p?r Ungjill?zimin ka b?r? t? ditura t? dh?nat mbi numrin e besimtar?ve q? kan? ardhur deri tani n? shtegtimin jubilar n? Rom?

R.SH. / Vatikan

Kanë kaluar pak më shumë se tetë muaj që kur Papa Françesku, më 24 dhjetor 2024, hapi Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan, duke përuruar zyrtarisht Vitin e Shenjtë, dhe numri i shtegtarëve që kanë mbërritur në Romë për të kremtuar Jubileun e Shpresës arrin, sot, në 24 milionë. Kështu bën të ditur Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Ungjillëzimin.

Ndërkohë, të shtunën në orën 10.00, Papa Leoni XIV do të mbajë një audiencë jubilare në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, gjatë së cilës Porta e Shenjtë e Bazilikës vatikanase do të mbetet e mbyllur, por në fund të audiencës pjesëmarrësit do të mund ta kalojnë atë pa u regjistruar paraprakisht në portalin e regjistrimit për Jubileun

04 shtator 2025, 10:31