ÐÓMAPµ¼º½

2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtorët e javës 24 - 31 gusht

E diel, më 24 gusht, Kisha katolike romake kremton të Dielën 21-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, gjithnjë më 24 gusht kalendari kishtar përkujton shën Bartolomeu Apostull

R.SH. / Vatikan

E diel, më 24 gusht, Kisha katolike romake kremton të Dielën 21-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, gjithnjë më 24 gusht kalendari kishtar përkujton shën Bartolomeu Apostull, shën Gjovana Antinda Thouret, virgjër, themeluese e Murgeshave të Bamirësisë, të cilat veprojnë edhe në jug të Shqipërisë.

Të hënën më 25 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Ludovikun, mbret i Francës, i njohur si Luigji IX, e shën Jozef Kalasancin, meshtar, themelues i Skolopëve.

Të martën më 26 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Zefirinin, papë dhe shën Maksimilianin, martir.

Të mërkurën më 27 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Monikën, nënën e shën Augustinit, ipeshkvit të Iponës.

Të enjten më 28 gusht, kalendari kishtar përkujton të birin e shën Monikës, shën Augustinin, dijetar i Kishës, si dhe shën Hermetin, martir.

Të premten më 29 gusht, Kisha Katolike kremton martirizimin e shën Gjon Pagëzuesit, apo shën Gjon Kryepremin, siç njihet ndër shqiptarë. Po më 29 gusht kalendari përkujton edhe gjithashtu shën Sabinen romake.

Të shtunën më 30 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Feliçin e shën Adautin, martirë dhe shën Pamakun, senator romak.

Të dielën e ardhshme më 31 gusht, Kisha katolike kremton te Dielën e 22-te gjate vitit kishtar, gjithnjë më 31 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Jozefin e Arimatesë dhe Nikodemin, dishepuj të Krishtit, si dhe shën Rajmondin Nonato, kardinal mercedar dhe të Lumin Alfredo Ildefonso Shuster, kardinal e kryeipeshkëv i Milanos.

24 gusht 2025, 08:41