ÐÓMAPµ¼º½

Kolegji San José i motrave Jozefine Kolegji San José i motrave Jozefine

Nikaragua, qeveria shpronëson kolegjin San José të Motrave Jozefine

Ekzekutivi i Daniel Ortegas dhe Rosario Murillos konfiskoi strukturën e Motrave rregulltare Jozefine me akuzën se në të kaluarën ka qenë vend krimi. Reagim i ashpër nga Departamenti Amerikan i Shtetit

R.SH. / Vatikan

Qeveria nikaraguane e Daniel Ortegas dhe Rosario Murillos ka shpronësuar zyrtarisht kolegjin San José në Jinotepe, në departamentin e Carazos, me 40 vjet histori dhe i administruar nga kongregata e motrave Jozefine. Rregulltaret, siç njofton agjencia e lajmeve EFE, sipas akuzave të Rosario Murillos, do të ishin përgjegjëse për "krime" gjatë protestave të vitit 2018. Bashkëpresidentja Murillos thuhet se kishte deklaruar se në strukturë kanë pasur "torturua dhe vrarë" sandinistë gjatë demonstratave antiqeveritare që shpërthyen në prill të vitit 2018. Kolegji, pra, nga tani e tutje, deklaroi Murillo, do të ketë emrin e qendrës edukative "Bismarck Martínez", në nder të një militanti sandinist të vrarë gjatë atyre protestave.

Veprimtaria e motrave

Dënim për masën, sipas faqes së pavarur Despacho 505, u shpreh nga studiuesja e temave fetare Martha Patricia Molina, e cila akuzoi bashkëpresidenten Murillos për shpifje kundër kongregatës së Motrave Jozefine, motrat e së cilës kongregatë, shpjegoi ajo, "që kur u vendosën në Nikaragua në shkurt 1915, kanë edukuar fëmijë, djem dhe vajza, me vlera të krishtera dhe humaniste të bazuara në dashurinë për të afërmin dhe në praktikën e bamirësisë".

Dënimi i SHBA-së

Nga Uashingtoni, Zyra për Çështjet e Hemisferës Perëndimore e Departamentit Amerikan të Shtetit, përmes platformës sociale rë saj X, e cilësoi konfiskimin e vendosur nga qeveria nikaraguane "një provë tjetër se perversiteti i diktaturës Murillo-Ortega nuk njeh kufij". Nuk është hera e parë që Managua shpronëson një strukturë të një urdhri rrefulltar ose të Kishës Katolike. Janarin e kaluar, dy ndërtesa në pronësi të Kishës Katolike në Nikaragua: seminari San Luis Gonzaga, në dioqezën e Matagalpas, në veri të vendit, dhe qendra e tërheqjes shpirtërore La Cartuja u shpronësuan nga qeveria Ortega-Murillo. Me kalimin e kohës ka pasur arrestime dhe dëbime të shumta të ipeshkvijve dhe meshtarëve, si dhe ndalime për të kryer aktivitete fetare dhe procesione.

14 gusht 2025, 17:47