MAP

Më 23 gusht kalendari kujton shën Rozen nga Lima

Shenjtja Roza e Limës qe shembull i jetës së krishterë, jetoi më thjeshtësi në pendesë e në lutje të pareshtur. Diti të mbante e të kultivonte gjithmonë qetësinë shpirtërore edhe ndër sprova të rënda që e shoqëruar jetën e saj, duke imituar Jezu Krishtin e varfër e të Kryqëzuar. Kur Rozës i erdhi ora e fundit, mbylli sytë duke shqiptuar fjalët: “Kjo është dita e dasmës sime të amshuar”. Ishte mesnata ndërmjet 23 e 24 gushtit 1617.

R.SH. / Vatikan

Më 23 gusht, kalendari kishtar, mes shume shenjtorësh, përkujton shën Rozen, virgjër, rregullltare domenikane e urdhrit të tretë nga Lima e Perùsë së Amerikës Latine,  e cila na mëson si t'ia dhurojmë veten Zotit në çdo situatë të jetës..

Roza lindi më Lima më 20 prill 1586 në një familje fisnike me prejardhje nga Spanja. Ishte e 10.ta prej 13-të fëmijëve. Emri i saj i pagëzimit ishte Izabela e quajtur Trëndafill për nga bukuria. Është shenjtëresha e parë e kontinentit amerikan.

Shën Roza e Limes qe shembull i jetës së krishterë, jetoi më thjeshtësi në pendesë e në lutje të pareshtur. E regjistruar në Urdhrin e Tretë domenikan, Roza diti të mbante e të kultivonte gjithmonë qetësinë shpirtërore të jashtëzakonshme edhe ndër sprova të rënda që e shoqëruar jetën e saj, duke imituar kështu Jezu Krishtin e varfër e të Kryqëzuar.
Shën Roza nga Lima, kishte një devocion të posaçëm ndaj Virgjërës Mari e kështu punoj e iu lutë Hyjit për rritjen e përforcimin e Kishës sidomos ndër Indianë të Amerikës.

Në shtëpi të prindërve, Roza përgatiti një lloj spitali apo vend strehimi për të varfrit e nevojtarët, ku asistonte fëmijë e të moshuar të braktisur, posaçërisht ata me prejardhje indiane. Prej vitit 1609 Roza vendosi të mbyllej qeli prej dy metrash katror, të ndërtuar në kopshtin e shtëpisë së familjes së vet, nga e cila Roza dilte vetëm për kremtimet fetare e ku kalonte pjesën më të madhe të ditës duke u lutur e përforcuar kështu bashkimin e ngushtë me Zotin.

Në lutje e meditime të Fjalës së Zotit, Roza pati edhe vegime mistike. Në vitin 1614 u detyrua të transferohej në shtëpinë e Maria Ezateguit, një gruaje fisnike, ku edhe vdiq pas tri vjetësh, e këputur prej sakrificave të mëdha. Ishte 24 gusht i vitit 1617, festa e shën Bartolomeut Apostull.

23 gusht 2025, 08:23