MAP

' Doctrina E kërshten” ' perkthye ne gjuhen shqipe nga Imzot Gjon Nikollë Kazazi, kryeipeshkëv i Shkupit ' Doctrina E kërshten” ' perkthye ne gjuhen shqipe nga Imzot Gjon Nikollë Kazazi, kryeipeshkëv i Shkupit

Imzot Gjon Nikollë Kazazi në përvjetorin e vdekjes

Më 5 gusht të vitit 1752 ndërroi ipeshkvi i madh, imzot Gjon Nikollë Kazazi, bariu shpirtëror, teologu e shkrimtari shquar shqiptar, ai që më 1740 zbuloi “Mesharin” e Gjon Buzukut nё Vatikan

R.SH. - Vatikan

Më 5 gusht të vitit 1752 ndërroi ipeshkvi i madh, imzot Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752), dëshmitar i Ungjillit, lëvrues dhe kultivues i gjuhës shqipe. Studioi teologjinë dhe filozofinë në Itali, punoi si meshtar, misionar, pastaj si kryeipeshkёv i Shkupit e vizitator apostolik në vise të ndryshme. Më 1740 Imzot Gjon Nikollë Kazazi zbuloi “Mesharin” e Gjon Buzukut nё Vatikan.

Bariu shpirtëror, teologu e shkrimtari imzot Gjon Kazazi lindi në Gjakovë, më 1 janar 1702. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet teologjike i filloi në Kolegjin Ilirik të Shën Pjetrit, pastaj i vazhdoi në Kolegjin e Shën Palit në Fermo dhe i kreu në Kolegjin Ilirik të Loretos, ku krahas teologjisë studioi edhe filozofi, gramatikë e retorikë.

Dom Gjon Nikollë Kazazi i nisi studimet kur ishte i ri, 18 vjeç. Në vitin 1727 mori titullin doktor në filozofi e teologji. Po atë vit u shugurua meshtar. Sapo u kthye, kryeipeshkvi imzot Mikel Suma, e emëroi misionar në Prizren. Më pas kaloi nga Prizreni në Gjakovë, për shërbimin baritor, të cilin e kreu së bashku me dom Anton Teodorin.

Me që dallohej për zgjuarsi dhe aftësi të veçantë njerëzore, shpirtërore e intelektuale, imzot Suma e emëroi dom Gjon Kazazin Vikar të Përgjithshëm të kryedioqezës. Pas largimit të imzot Mikel Sumës nga kryedioqeza e Shkupit, ishte dom Gjon Kazazi ai që e drejtoi atë kryedioqezë  nga viti 1737. Me propozimin e kryeipeshkvit të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviqit, imzot Kazazi u emërua vizitator apostolik i kryedioqezёs së Sofjes dhe dioqezёs së Nikopolit, në Bullgari. Me 23 shtator 1743, Papa Benedikti XIV e emëroi imzot Gjon Nikollë Kazazin kryeipeshkëv të Shkupit në moshën 41. Simbolin e ‘Palios’ e mori në Romë, me 16 dhjetor 1743.

Krahas misioni ungjillëzues, baritor në shërbimit të popullit të Zotit dhe në  përforcimin e Kishës së gjallë të Krishtit, imzot Gjon Kazazi kultivoi me pasion e urti edhe aspektin kulturor, posaçërisht shkrimin në gjuhën shqipe. Këtu kishte si qëllim shkrimin dhe botimin në gjuhën e popullit të tij, pra, shqip, të librave me përmbajtje shpirtërore, biblike, si katekizmi, doracakët uratësh, librat liturgjike po edhe gjurmimin e rrënjëve të lashta të kombit të tij shqiptar.

Kështu,  gjatë qëndrimi të tij në Romë, në vitin 1740, imzot Gjon Nikollë Kazazi zbuloi në Bibliotekën e Propagandës Fide të Vatikanit, të vetmin ekzemplar të ruajtur deri më sot të ‘M󲹰’ të dom Gjon Buzukut, botuar ne vitin 1555. Po atë vit, 1743, imzot Gjon Kazazi botoi edhe katekizmin e tij “Doctrina E kërshten”&Բ;-&Բ;"Breve Compendio della Dottrina Cristiana tradotta in lingua Albanese per l'utilità, e istruzione dei Fanciulli di quella Nazione. Da un Nazionale del Regno di Servia Alunno della S. Congregazione" shtypur ne Romë nga "Stamperia della S. Congregatione de Propaganda Fide" .

Kryeipeshkvi Gjon Kazazi shkoi disa herë në Romë për vizita "ad Limina Apostolorum" tek Papa dhe institucionet e Selisë së Shenjtë në Vatikan. Prandaj janë me vlerë të madhe kishtare e historike kombëtare edhe relacionet që imzot Kazazi solli apo dërgoi në Vatikan më 1743, 1744 e gjatë viteve tjera, në cilat paraqet e informon Papën dhe Selinë e Shenjtë mbi situatën tejet të rëndës të popullit shqiptar e të krishterëve në trevat shqiptare dhe në Vende tjera si në Bullgari, Serbi asokohe nën sundimin e perandorisë osmane.

Pranë Varreve të Apostujve, në Romë, imzot Gjon Nikollë Kazazi u gjunjëzua për herë të fundit në vitin 1750, sepse kryeipeshkvi i Shkupit ndërroi jetë më 5 gusht të vitit 1752, duke lënë gjurmë të pashlyera në historinë e Kishës shqiptare, si bari dhe edukator i klerit, mbrojtës i popullit, në historinë e albanologjisë, si zbulues i parë i librit më të vjetër të shtypur në gjuhën shqipe, që njihet deri me sot.

Nga katekizmi i imzot Gjon Kazazit

Lutjet e Mëngjesit

Po të falem o Zot i vërtetë,
e po të bindem,
e po të due me gjith zembër.
Po të falem nderës se më ke kriuom
e më ke çperblem e më ke ruojtun këtë natë
prej ndonji mortje së pakujtueshme.
Ty, o Zot po t’i falinj gjith(a) kujtimet e mija
e po të lutem të më ruojsh
sod e për gjithë herë prej gjith fajesh
e mpkatesh...

06 gusht 2025, 19:15