Alarm në OKB pas deklaratave të Netanyahut. Në Gaza vriten pesë gazetarë
R.SH. / Vatikan
Izraeli vijon planin e tij për të sulmuar Gazën, pavarësisht nga kritikat ndërkombëtare. "Ka ende mijëra terroristë atje; qëllimi nuk është pushtimi i Rripit, por çlirimi i tij nga Hamasi", shpjegoi dje kryeministri izraelit Netanyahu në një konferencë për shtyp. Më pas përshkroi planin pesëpikësh të Izraelit për operacionin e parashikuar ditët e fundit. "Afati kohor që kemi vendosur është mjaft i shpejtë; mënyra më e mirë për t'i dhënë fund luftës", tha kryeministri, duke shtuar: "të vetmit që vdesin urie atje janë pengjet tona".
IDF konfirmon sulmin kundër pesë gazetarëve të Al Jazeera-s
Reagimi i OKB-së ishte i menjëhershëm: "Ky është një shkallëzim tjetër i rrezikshëm". Në takimin e Këshillit të Sigurimit, Londra dhe Parisi i bënë thirrje Izraelit ta "shfuqizojë menjëherë" vendimin, i cili vetëm sa do ta "keqësojë katastrofën humanitare, në vijim".
Ndërkohë, vdekjet në Gaza vazhdojnë. Al Jazeera njoftoi se pesë gazetarë të saj, dy korrespondentë dhe tre kameramanë, u vranë në një sulm izraelit në Gaza. Ushtria izraelite konfirmoi sulmin kundër mediave sociale, duke pohuar se kishte vënë në shënjestër Al-Sharif-in, duke e quajtur "terrorist që paraqitej si gazetar". Sipas ushtrisë, Anas Al-Sharif, drejtues i një qelizë terroriste të Hamasit, ishte përgjegjës për sulmet me raketa kundër civilëve izraelitë dhe trupave të IDF (Israel Defense Forces)(Forcave Izraelite të Mbrotjes. Gazetari ishte një nga fytyrat më të njohura të stacionit, që punonte në terren, në Gaza, duke ofruar raportime të rregullta ditore.
Uria e rëndë në Gaza merr viktima të reja
Në të njëjtën kohë, situata humanitare në Rrip është gjithnjë e më e rëndë. Ministria e Shëndetësisë e Gazës pohoi se në 24 orët e fundit spitalet në zonën palestineze regjistruan pesë vdekje të reja për shkak të urisë dhe kequshqyerjes. Ndërmjet të vdekurve, edhe dy fëmijë. Sot, një delegacion nga lëvizja islamike palestineze Hamas pritet të udhëtojë për në Egjipt që të rinisë negociatat e ndërprera të lëvizjes me palën egjiptiane, për arritjen e një armëpushimi.