ÐÓMAPµ¼º½

2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtorët e javës 20-26 korrik

E diel 20 korrik, Kisha kremton të dielën e 16-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 20 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Apolinarin, ipeshkëv i Ravenës e martir, shën Elinë, profet e shën Aurelin e Kartagjenës. Ungjilli i kёsaj sё diele nga Luka (10,38-42) , me ngjarjen e njohur të vizitës së Jezusit në shtëpinë e Martës e të Marisë, na flet për rëndësinë që ka për jetën tonë dëgjimi i Fjalës së Zotit.

R.SH. - Vatikan

E diel 20 korrik, Kisha katolike kremton të dielën e 16-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’ e, gjithnjë më 20 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Apolinarin, ipeshkëv i Ravenës e martir, shën Elinë, profet e shën Aurelin e Kartagjenës.

Ungjilli i kÑ‘saj sÑ‘ diele nga Luka (10,38-42) , me ngjarjen e njohur të vizitës së Jezusit në shtëpinë e Martës e të Marisë, na flet për rëndësinë që ka për jetën tonë dëgjimi i Fjalës së Zotit.

Të hënën më 21 korrik, kalendari përkujton shën Lorencin nga Brindizi, meshtar kaupuçin e doktor i Kishës, shën Praseden romake dhe shën Ezekielin profet.

Të martën më 22 korrik, kalendari kishtar kremton festën e shën Marisë Magdalenë, nxënëse e Jezu Krishtit,e para dëshmitare e Krishtit të Ngjallur: grua – siç e kujton Shën Toma i Akuinit – që mund të quhet ‘apostulle e apostujve’.

Të mërkurën më 23 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Brigjidën, rregulltare, Pajtore qielllore e Evropës.

Të enjten më 24 korrik, kalendari përkujton shën Sharbel Makluf, meshtar e shën Kristinën nga Bolsena, virgjër e martire.

Të premten më 25 korrik, kalendari përkujton shën Jakun e madh, apostull dhe shën Kristoforin, martir.


Të shtunën më 26 korrik,  kalendari kishtar përkujton festën e shën Joakimit e shën Anës, prindërve të Zojës së Bekuar, të gjyshit e gjyshes së Jezusit, që së bashku me të drejtët e prisnin ardhjen e Mesisë.

Të dielën e ardhshme më 27 korrik, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 17-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e po më 27 korrik kalendari kishtar përkujton shën Pantaleonin mjek e shën Çelestinin I Papë

20 korrik 2025, 12:52