MAP

2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtorët e javës 13 - 20 korrik

E diel 13 korrik, Kisha katolike kremton tё dielёn e 15-tё gjatё vitit kishtar, ciklit tё tretё ‘C’. Gjithnjё mё 13 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Enrikun II perandor, shën Esdrën, skribë e shën Silën, nxënës i shën Palit

R.SH. - Vatikan

E diel 13 korrik, Kisha katolike kremton tё dielёn e 15-tё gjatё vitit kishtar, ciklit tё tretё ‘C’Gjithnjё mё 13 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Enrikun II perandor, shën Esdrën, skribë e shën Silën, nxënës i shën Palit

Shko, e bëj edhe ti kështu”.&Բ;Kjo ёshtë porosia e Jezu Krishtit, qё na vjen nga fragmenti i Ungjillit tё kësaj sё diele tё 15-tё nga Shën Luka, nga shëmbëlltyra e Samaritanit të Mirë, e cila përcakton edhe qëndrimin e shoqërisë ndaj më të brishtëve, ndaj atyre, që kanë më shumë nevojë për kujdes. Në kёtё aspekt, kemi shembullin e disa shenjtorëve, që e shkrinë jetën në shërbim të të sëmurëve e të nevojtarëve. Po përmendim veçanërisht Shenjtës shqiptare, Nënë Terezën, e cila e fillonte gjithnjë ditën, duke takuar Jezusin në Eukaristi, për të dalë pastaj, me Rruzare në dorë, në rrugë, ku takonte dhe i shërbente Zotit të pranishëm në njerëzit e vuajtur, sidomos në ata, që ‘nuk u afrohet kush, nuk duhen, nuk kurohen. ’Shko, e bëj edhe ti kështu’. Një ‘mandat’ i skalitur në zemra, sepse me këto fjalë, Zoti Jezus na tregon edhe sot, cili duhet të jetë qëndrimi e sjellja e çdo dishepulli të vet ndaj të tjerëve, sidomos, nëse kanë nevojë për kurim.

Të hёnёn më 14 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Kamilin de Lellis, meshtar,themelues i Shërbëtorëve të të sëmurëve, Kamilianëve

Të martën më 15 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Bonaventurën nga Bagnoregio, ipeshkëv e dijetar i Kishës, teolog e mistik i madh françeskan.  

Të mёrkurёn më 16 korrik, Kisha do të kremtojë festën e Zojës së Karmelit, që tradita e Kishës ndër shqiptarë e njeh me emrin Zoja Karmë. Përkujtohet edhe shën Maria Madalena Postel, virgjër, themeluese e motrave të shkollave të krishtera të mëshirës. 

Tё enjten më 17 korrik,  kalendari kishtar përkujton shën Marçelinën, virgjër, motër e shën Ambrozit, ipeshkëv; shën Aleksin e shën Leonin IV, papë.

Të premten mё 18 korrik, kalendari kishtar pёrkujton shën Emilianin martir; shën Brunon e Senjit, ipeshkëv dhe shën Federikun.

Të shtunën më 19 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Simakun, papëe shën Makrinën.

Të dielën e ardhshme më 20 korrik, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 16-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjё mё më 20 korrik, kalendari kishtar do të përkujtojë shën Apolinarin, ipeshkëv i Ravenës e martir, shën Elinë profet e shën Aurelin e Kartagjenës

13 korrik 2025, 09:26